×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Aksionet policore dhe premtimet më absurde të fushatës 30-ditore

    FrontOnline
    15 Tetor 2021

    Mëngjesi i 20 shtatorit njësitin special e gjeti në veri.

    Pjesëtarët e tij shkuan atje për të monitoruar situatën pas zbatimit të reciprocitetit për targa që filloi po atë ditë. U kthyen tek pas 13 ditëve qëndrimi.

    Megjithatë, forcat speciale të rendit u panë prapë në veri më 13 tetor. Tash për t`i siguruar mbështetje doganierëve në një aksion anti-kontrabandë.

    Analistët të dy këto aksione, që ndodhën në kohë fushate zgjedhore, thonë se u ndërmorën nga kryeministri Kurti për përfitime elektorale të partisë së tij, Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.

    “Ato janë veprime populiste që i konvenojnë LVV-s konsideroj që nuk mund të lihen anash. Janë ndërlidh me fushatë. Mund të ndikojnë në zgjedhje”, tha analisti Arbnor Sadiku për “Front Online”.

    “Edhe pse krimi i organizuar ashtu siç është arsyetuar Qeveria siç duket aksionet e marra në kohë të fushatës kanë tingëlluar si të tilla. Kanë pasë fakturën, fitimin e vet në fitimin e votave dhe në përkrahjen e Qeverisë Kurti”, theksoi politologu Fidan Ukaj për Front Online.

    Fushatë në forma të ndryshme bën edhe partitë e tjera.

    Shndërrimi i stadiumit Fadil Vokrri në liqe, teleferiku për shkallët e Arbërisë ishin dy prej premtimeve interesante që bënë kandidatët për kryetar në Prishtinë, Përparim Rama dhe Daut Haradinaj.

    Më kreativ u tregua ai për Ferizajn nga VV, Valon Ramadani.

    “Do ta organizojmë festivalin për Miss Gjyshen e Ferizajt”.

    Kishte edhe prej kandidatëve që veturën personal Ferrari në vlerë mbi 70 mijë euroshe e shihni si modeste.

    Premtimet elektorale si këto po konsiderohen si jo serioze.

    “ Këto premtime janë ad-hoc dhe të pamatura. Kjo tregon për një papërvojë të kandidatëve që janë në fillim të karrierës së tyre politike. Papërvoja e bën të vetën që të kemi premtime të pamatshme që s`mund të realizohen as në ëndrrat e tyre”, tha analisti Arbnor Sadiku për “Front Online”.

    “Kosova ka nevoja shumë më emergjente sesa këto premtime elektorale dhe janë premtime të papërgjegjshme”, shtoi politologu Fidan Ukaj për “Front Online”.

    Partitë politike përgjatë krejt fushatës zgjedhore lokale 30 ditëshe kanë thyer masat anti-pandemike, duke organizuar grumbullime me shumë njerëz, për çka edhe janë gjobitur.

     

     

     

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nuk del se qëndron keq sa i përket parave të gatshme që ka deklaruar në institucionet financiare,...
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë. Me vendim të prokurorit...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.