×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurti e ka kthyer Kosovën dhjetë vite pas me KFOR-in në kufi

    FrontOnline
    01 Tetor 2021

    I vetmi reciprocitet i arritur nga qeveria e Albin Kurtit në bisedime me Serbinë, është barazimi i policisë së Kosovës me protestuesit serb të barrikadave.

    Pas “tregimit të muskujve” për Serbinë në mesin e fushatës elektorale, për të shmangur vëmendjen nga debati real elektoral në Kosovë, Albin Kurti i hyri një beteje të cilën shpresonte ta mbyllte pas zgjedhjeve, por e detyruan ta mbyllte për tri ditë.

    Edhe pse Kosova ka plotësisht të drejtë të kërkojë respektimin e dinjitetit të shtetit të saj nga Serbia sa i takon qarkullimit të lirë të makinave në territorin serb, nxitimi për ta kthyer këtë objektiv shtetëror, në objektiv elektoral, solli një hap pas për Kosovën dhe një hap përpara vendosjes së dinjitetit të saj shtetëror.

    Marrëveshja e Brukselit e bërë publike nga i dërguari i BE për Kosovën, ambasadori Lajçak, detyron palët të zhbllokojnë rrugët drejt pikës kufitare të Jarinës, duke larguar andej Policinë e Kosovës dhe të barrikaduarit serb dhe duke vendosur KFOR në kufij, një akt që e kthen Kosovën pas në kohë.

    I vetmi reciprocitet që ka mundur të vendosë Albin Kurti sot është reciprociteti mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serb pranë pikave kufitare që kishin ngritur barrikada.

    Reciprociteti i stikave që mbulojnë targat është detyrim i marrëveshjes teknike për lirinë e lëvizjes që Kosova ka rënë dakord qysh më 2011 dhe që nuk është zbatuar.

    Kurti po ashtu është tërhequr nga mos njohja e targave ilegale në Kosovë që i përkasin sistemit të vjetër, duke humbur dhe sovranitetin në mes të Prishtinës e jo më në veri të Kosovës.

    Për të qenë të sinqertë, nuk është se kishte shumë mundësi të fitonte në këtë betejë e cila kishte më shumë objektiv elektoral se sa shtetëror. Pikërisht për këtë ai duhet të tregohej i matur, që për hir të partisë dhe zgjedhjeve, të mos dëmtonte shtetin. Në fakt ai e bëri pa ju dridhur dora, duke shpresuar se do ta mbante krizën pa u zgjidhur deri ditën e zgjidhjeve dhe pastaj të tërhiqej.

    Përfundimi i krizës me heqjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në raport me sigurinë në kufijtë e Kosovës, ku u vendos KFOR, dhe ngopja me një lugë të zbrazur që kanë pesë vjet që ia ofrojnë Kosovës, për t’u dukur sikur e ushqejnë, janë pasoja të drejtëpërdrejta të përpjekjes për përdorim politik të kësaj situate, në funksion të zgjedhjeve.

    Tani Kosova është dhjetë vite pas, kur Serbia i thoshte “jo Policisë të Kosovës në veri” dhe shteti i Kosovës është dhjetë vite më i papjekur. Si ai që ka në krye.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Opinione28 Prill 2024
    Nga: Raffaele Huang (me kontributin e gazetarit Dave Sebastian) / The Wall Street Journal (titulli origjinal: What Is TikTok Worth? Guesses Range...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Ukraina nuk do të mund të jetë anëtare e NATO-s derisa të fitojë luftën kundër Rusisë....
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari. Lajmin...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...
    Vip30 Prill 2024
    Një suprizë spektakolare mbërriti në “Ferma VIP” për një prej fermereve. Bëhet fjalë për Ditean, ku një dron me foton e fermeres...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Lajme30 Prill 2024
    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.