×
  • Lajme
  • Lajme

    Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiq të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë shokët e mi

    FrontOnline
    26 Shtator 2021

    Një banor serb i Bërnjakut, Kosta Milovanoviq, po e konsideron Njësinë Speciale, si pjesë edhe të serbëve të veriut.

    Milanoviq, ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njëjtë siç pranohet nga shumë vende të botës.

    “Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”, tha ai për EO.

    Tutje, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i lejojë të jetojnë normalisht.

    Lutje pati edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “I lutem Qeverisë dhe Albin Kurtit, kryeministrit tonë, që të na lejojnë të jetojmë normalisht, dhe e lus Vucicin, që të na lejojë të jetojmë normalisht dhe asgjë më shumë. Unë me shqiptarë duhet të jetojë, shqiptarët janë shokët e mi, unë jam i vitit 1970 dhe kam qenë në shkollën ‘Aziz Sylejmani’ që tash quhet Sveti Sava, shkolla e mesme, në Mitrovicë. Unë kur kam qenë në shkollë të mesme ajo vetëm është quajtur ‘Aziz Sylemajni’. Ju lus që të na lënë që të jetojmë të bashku të mund të shoqërohemi përsëri”, ka thënë ai.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.