×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dhe Gërvalla takohen me presidentin e Senegalit, bisedojnë për bashkëpunimin e dy vendeve

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Sot, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan me presidentin e Senegalit, Macky Sall.

    Osmani dhe Gërvalla e falënderuan presidentin Sall për angazhimin e Senegalit për njohjen dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Presidentja theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Senegalit dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin.

    “Vitin e ardhshëm, vendi juaj do ta marrë kryesimin e Unionit Afrikan”, tha presidentja Osmani. “Kjo do të jetë edhe një mundësi më shumë për ta zgjeruar dialogun me vendet e kësaj organizate, për ta njohur më mirë vendin tonë dhe për t’i zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit me këtë union”.

    Ajo u shpreh e bindur se Senegali do të jetë një zë i fuqishëm dhe një urë lidhëse e fortë për raportet me vendet afrikane.

    Osmani theksoi rëndësinë e vizitave të ndërsjella, jo vetëm të krerëve institucionalë, por edhe të njerëzve të kulturës e të artit, të shëndetësisë e të arsimit. Ajo e ftoi presidentin e Senegalit që ta vizitojë Kosovën gjatë presidencës së Unionit Afrikan.

    Po kështu, të dy presidentët u pajtuan që qeveritë e dy vendeve t’i vazhdojnë përpjekjet për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të rëndësishme me Senegalin, të cilat do t’i përafrojnë edhe më shumë vendet tona.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Sport06 Maj 2024
    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës. Ishi i Chelseas u transferua...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.