Ka mbetur pa shenja jete një person në vendin e punës në Lipjan.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ishte lënduar gjersa ishte duke punuar, dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lipjan,21.09.2021 – 08:51. Viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar , është lënduar dhe si pasoj e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.