×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njohësit e ekonomisë: Masat e paralajmëruara nga Serbia nuk e dëmtojnë Kosovën

    FrontOnline
    21 Shtator 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga pala kosovare.

    Ai ka kërkuar nga ekzekutivi kosovar që ta rishikojnë këtë vendim, ndryshe do të ndërmarrin masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës.

    Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë “Haradinaj”, Haki Shatri, në një prononcim për FrontOnline, tha se Serbisë nuk i konvenojnë masat në ekonomi, pasi që, sipas tij, eksportin që bëjnë në Kosovë është i madh.

    “Masat e Serbisë nuk na dëmtojnë neve, ne jemi shtet në veti e ata në veti. Në ekonomi asgjë nuk mundet me bë, vetëm me i ndalë eksportet e veta, por nuk ka llogari sepse ai humbë, ndërsa importet janë minimale në krahasim me eksportet që Serbia bënë në Kosovë. Serbisë nuk i konvenojnë masat në ekonomi”,  tha Shatri.

    Shahini : Kërcënimet e Serbisë, të kota

    E lidhur me masat të cilat mund t’i marr Serbia në fushën e ekonomisë për shtetin e Kosovës, ka folur  edhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

    Ai për FrontOnline, tha se nëse Serbia merr masa në fushën e ekonomisë, Kosova nuk do të ketë humbje.

    “Serbia po pretendon ta frikësoj apo të kërcënon Kosovën gjëja se mund të merr masa për Kosovën, por ato janë  të gjitha për marketing të brendshëm sepse asnjë masë që Serbia e merr nuk ndikon në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne nuk varemi prej Serbisë. Ekonomia e Kosovës është e hapur, ne kemi pasur masën që i’a kemi vënë  Serbisë  taksen 100% ku është parë së është rritur ekonomia e vendit dhe prodhim dhe në rast se Serbia merr ndonjë masë ajo vetëm që  do t’i ndihmon Kosovës dhe do ta rendonte ekonominë e vet”, tha ai.

    Shahini tha se Institucionet Ndërkombëtare nuk do t’i përkrahin masat e Serbisë ndaj Kosovës./FrontOnline

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.