×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni është shndërruar në “makth” për Barcelonën, Chelsea dhe Juventusi kryejnë detyrën

    FrontOnline
    14 Shtator 2021

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në kuadër të garës më prestigjioze evropiane në futboll, Liga e Kampionëve.

    Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Bayern Munichut, raporton FrontOnline.

    Bayern Munichu e dominoi plotësisht skuadrën vendase duke arritur një fitore bindëse me rezultat, 0:3.

    Muller (’33) dhe dy golat e Lewandowskit (’56,’85) ia dhuruan fitoren sonte skuadrës nga Mynihu.

    Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin E, ku bavarezët janë liderë me tri pikë, derisa Barcelona e fundit pa pikë, kurse Dinamo Kievi në vendin e dytë me tri pikë (pas fitores 1:0 ndaj Benficës) sonte.

    Nga ana tjetër, Chelsea ia ka dalur të fitojë me shumë vështirësi në shtëpi ndaj Zenit Shën Petersburgut.

    Në “Stamford Bridge”, kampioni në fuqi i Evropës fitoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 69-të.

    Në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventusi mposhti Malmon me rezultat 0:3 me golat e Sandros (’23), Dybalas (’45) dhe Moratas (’45+1).

    Kështu, grupin H e kryeson Juventusi me tri pikë, e ndjekur nga Chelsea poashtu me tri pikë, teksa Malmo dhe Zeniti ndajnë dy vendet e fundit pa pikë.

    Në ndeshjet tjera, Lille barazoi pa gola ndaj Wolsburgut, ashtu sikurse Villareali 2:2 me Atalantën në shtëpi./FrontOnline/

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...
    Sport05 Maj 2024
    Granit Xhaka ka arritur të shënojë një super gol nga distanca ndaj Eintracht Frankfurtit. Po zhvillohej minuta e 12-të ku mesfushori kosovar...
    Sport05 Maj 2024
    Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.