×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanet” përgatiten me optimizëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    FrontOnline
    14 Shtator 2021

    Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur të hënën përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”, që do t’i zhvillojë më 16 shtator ndaj Shqipërisë në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00 dhe ndaj Norvegjisë më 21 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    “Dardanet” janë në grupin F, e ku përveç Shqipërisë e Norvegjisë bëjnë pjesë edhe Polonia, Belgjika dhe Armenia, përcjell FrontOnline.

    Ndonëse një grup mjaft i vështirë dhe kualitativ në kampin e “Dardaneve” ekziston optimizmi për nismë të mbarë të këtyre kualifikueseve.

    Gjatë ditës së sotme Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar dy seanca stërvitore, një paradite dhe një pasdite, derisa nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në “Elbasan Arena” para përballjes me Shqipërinë.

    Përzgjedhësja Afërdita Fazlija në këtë grumbullim ka në dispozicion 24 futbolliste, ku përveç atyre nga kampionati vendor janë edhe ato që luajnë në klubet e ndryshme evropiane, gjë e cila e shton entuziazmin në radhët e Dardaneve.

    Opinionet e tyre për ecurinë e stërvitjeve dhe pritshmëritë në ndeshjen e parë kundër Shqipërisë për faqen zyrtare të FFK-së i dhanë Florentina Kolgeci, Blerta Smajli dhe Viola Avduli, të cilat vënë në pah emocionet e përziera për duelin me Shqipërinë, por u shprehën optimiste për rezultat pozitiv.

    Lista e futbollisteve:

    1.FLORENTINA KOLGECI (KFF Mitrovica)
    2.LAVDIJE BEHRAMAJ (KFF Kosova VR)
    3.BLERTA SMAILI (Vfb Oberturkheim)
    4.LIRIDONE SYLA (KFF Mitrovica)
    5.LUMBARDHA MISINI (KFF Hajvalia)
    6.DONJETA HALILAJ (KFF Mitrovica)
    7.MODESTA UKA (Sk Sturm Graz Damen)
    8.LEONORA EJUPI (DSC Arminia Bielfeld)
    9.AGNESA GASHI (KFF Llapi)
    10.DONIKA GRAJQEVCI (FC Carl Zeiss Jena)
    11.KALTRINA BIQKAJ (KFF Mitrovica)
    12.ERJONA EMERLLAHU (KFF Mitrovica)
    13.FATLINDA RAMAJ (KFF Hajvalia)
    14.ERËLETA MEMETI (SC Freiburg)
    15.MARIGONE TAHIRI (KFF Mitrovica)
    16.EDONA KRYEZIU (KFF Mitrovica)
    17.BESIJANA REÇICA (FFC Recklinghausen 2003)
    18.RITA OLLURI (KFF Kosova VR)
    19.VIOLA AVDULI (FC Zurich Frauen)
    20.ARGNESA REXHEPI (FC Zurich)
    21.BESARTA HISENAJ (SG 99 Andernach)
    22.EDONA KASTRATI (Vicenza Calcio Femminile)
    23.VALENTINA LIMANI (Eintracht Frankfurt)
    24.FLETA MUSAJ (KFF Mitrovica)./FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport28 Prill 2024
    Manchester City ka regjistruar fitoren e pestë rresht, për të vazhduar garën me Arsenalin për titullin e kampionit. Skuadra e drejtuar nga...
    Sport28 Prill 2024
    Ferizaj ka shkruar historinë në konkurrencën e vajzave, duke e fituar për herë të parë trofeun e Kupës së Kosovës. Ferizaj triumfoi...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.