×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Jemi subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Sot, AAK – Dega në Zvicër, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur edhe strukturat e reja drejtuese, kryetari dhe kryesia. Në praninë e 50 delegatëve, Ndrec Thaqi mori besimin për udhëheqjen e Aleancës në Zvicër. Gjithashtu është zgjedhur kryesia e re”, ka bërë të ditur Haradinaj.

    Njoftimi i plotë:

    Që nga data 18 Shkurt 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Zvicër, ka mbajtur gjithsej 10 kuvende zgjedhore nëpër nëndegët e saj. Me një pjesëmarrje prej qindra delegatëve gjatë gjithë procesit, janë zgjedhur kryetarët e rinj në këto kantone;

    * Luzern – Rexhep Salihaj;

    * Bern – Feriz Tolaj;

    * Schwyz – Leonard Gjokaj;

    * St. Gallen – Avdyl Muçaj;

    * Gjenevë – Driton Molliqaj;

    * Argau – Nuard Buzhala;

    * Lozanë – Zen Bajrami;

    * Schaffhausen – Mujë Demhasaj;

    * Valais – Besim Kadriaj;

    * Zurich – Korab Gashi.

    Sot, AAK – Dega në Zvicër, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor qendror, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese, Kryetari dhe Kryesia. Në praninë e 50 delegatëve, Ndrec Thaqi mori besimin për udhëheqjen e Aleancës në Zvicër. Gjithashtu është zgjedhur kryesia e re në këtë përbërje;

    * Kryetar: Ndrec Thaqi;

    * Nënkryetar i parë: Naser Mustafi;

    * Nënkryetarë: Ylber Haskaj, Korab Gashi, Enver Qorraj, Malë Ramosaj;

    * Sekretar: Isa Zeqiraj;

    * Arkëtar: Driton Molliqaj;

    * Auditor: Tahir Misini.

    * Sekretar organizativ: Sokol Mehmetaj

    Përbërja e plotë e Kryesisë;

    Rexhep Salihaj, Gegë Dedaj, Sami Shala, Kujtim Knushi, Feriz Tolaj, Kristian Gjokaj, Arton Çekaj, Leonard Gjokaj, Genc Gërvalla, Azem Zejnullahu, Lifter Berisha, Driton Molliqaj, Sylë Beqiraj, Sali Hasanaj, Isni Ramosaj, Nuard Buzhala, Bajram Mulaj, Nazmi Pukaj, Arlind Gashi, Zen Bajrami, Tahir Misini, Xheladin Vehapi, Enver Thaçi, Mujë Demhasaj, Gani Zejnaj, Besim Kadriaj, Gazmend Hoxha, Isuf Berisha, Shkëlzen Qetaj, Korab Gashi, Isuf Gradina, Qamil Berisha, Enver Mulaj, Fitore Berisha, Avdyl Muçaj, Gëzim Hasaj, Valdet Ahmetaj dhe Jetmir Popaj.

    Faleminderit kolegëve të cilët me punë të palodhur udhëhoqën ndër vite me Aleancën në Zvicër! Suksese kryetarit të ri, Ndrec Thaqi dhe kolegëve tjerë në përgjegjësitë e reja!

    AAK po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

    Suksese të përbashkëta drejt fitoreve për Kosovën!

     

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet...
    Lajme14 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar Masakrat që ndodhën 25 vjet më parë në fshatrat e Pejës: Qyshk, Zahaq, Llabjan...
    Kronika14 Maj 2024
    Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë. Policia...
    Të tjera
    Vip14 Maj 2024
    Valëvitja e flamujve është një nga traditat e cila është mbajtur me dekada dhe ka karakterizuar festivalin, por këtë vit kjo është...
    Kronika14 Maj 2024
    Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik konkretisht në fshatin Voksh ka pasur të shtëna me armë zjarri. Lidhur me rastin detaje...
    Lajme14 Maj 2024
    Por, deri sa përfaqësues të subjekteve opozitare janë pesimist në realizimin e projekteve, në anën tjetër përfaqësues së partisë në pushtet mos...
    Sport14 Maj 2024
    Kylian Mbappe është shpallur futbollisti më i mirë në Francë. Këtë çmim ai e merr për herën e pestë rresht. Ceremonia u...
    Vip14 Maj 2024
    Lumbardhi dhe Kaderi kanë qenë shumë të përfolur ditëve të fundit, pasi u tha se ka një krizë në lidhjen e tyre....
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytetin e Harkivit në verilindje të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas më 14...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.