Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një person në fshatin Novosellë të Malishevës, pasi kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur.
“Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh.