×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, për 6 muaj u kryen 180 operacione

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Drejtori përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, bashkë me Agreta Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë mbajtur takim pune me Kolegjiumin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ku janë informuar lidhur me punën që po bëhet në këtë klinikë, sukseset, sfidat dhe kërkesat që kanë profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike.

    Nazmi Kolgeci, u.d. drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, i njoftoi ata lidhur me punën që është bërë në këtë klinikë, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përkundër situatës me pandeminë e Covid-19, janë kryer 180 operacione të ndryshme.

    Ai tha se krejt kjo punë është kryer nga 13 kirurgë torakal dhe 3 specializantë, e po ashtu nga 20 infermier/e, por edhe nga stafi tjetër i anesteziolgoëve.

    Sipas tij, është e nevojshme të zgjerohen hapësirat për këtë klinikë, në mënyrë që të ketë edhe zgjerim të numrit të shërbimeve që ofrohen në klinikë.

     

    Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, theksoi se qëllimi i viztës është të bashkëbisedojë lidhur me ecurinë e punës dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.

    Ndër tjerash, drejtori Krasniqi përmendi rëndësinë që ka edukimi i vazhdueshëm i profesional i stafit shëndetësorë, në koordinim dhe bashkëpunim institucional me qendrat e tjera.

    Agreta Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, ofroi mbështjen dhe përkrahjen e Bordit Drejtues për avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë klinikë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesën e barnave vazhdon. Pacientët e diagnostikuar me kancer, shumicën e medikamenteve...
    Lajme26 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ndarë fotografi nga vizita e tij te Fatmir Shehu, themeluesi i “Kosova...
    Lajme26 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit.25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane. “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet,...
    Lajme26 Maj 2024
    Emmanuel Macron arriti në Berlin më 26 maj, në vizitën e parë në Gjermani që një president amerikan ka realizuar në 24...
    Lajme26 Maj 2024
    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe në qytetin e Prizrenit, duke vendosur kurora me...
    Lajme26 Maj 2024
    Një grua dyshohet se është sulmuar bashkë me djalin e saj derisa ishin duke ecur rrugës. Rasti ka ndodhur në mesnatën e...
    Lajme26 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar se para një viti Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në Milano, ku i tuboi mijëra shqiptarë në një pallat të madh sportiv në Viale Gabardi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.