×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Rizvanolli: Projeksioni i fundit për rritje ekonomike rreth 10%

    FrontOnline
    18 Korrik 2021

    Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, deklaroi në një intervistë për KosovaPress se projeksioni i fundit për rritje ekonomike ka shkuar afër 10%.

    Javë më parë, në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës u përfol rritja prej 7.9% por qe Rizvanolli tha se tashmë të dhënat e fundit flasin për rritje më të lartë.

    Arsyeja për këtë, sipas saj, është se janë shënuar rezultate shumë më të mira sesa që jan pritur në eksport, import, konsum edhe në qarkullimin e të firmave e të hyrave.

    Rizvanolli: Projeksioni i fundit për rritje ekonomike rreth 10%

    “Me kënaqësi e them që projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 përqind nga ana e Ministrisë së Financave ndërkohë është të rritur edhe më tej, tani më presim që rritja ekonomike të arrijë sipas projeksioneve gjithmonë, sivjet të arrijë 10 përqind. Ky është projeksioni i fundit, projeksioni mund edhe të ndryshojnë me kalimin e kohës derisa të dhënat rifreskohen. Arsyeja për këtë rifreskim kanë ndodhur përshak se në këta muaj të vitit që kanë kaluar ne kemi shënuar rezultate shumë më të mira sesa që kemi pritur edhe në eksport, në import, konsum edhe në qarkullimin e të firmave, të hyrave buxhetore të inkasuar, do të thotë të gjithë indikatorët që i kemi deri tani tregojnë që rimëkëmbja ekonomike do të jetë shumë më e shpejtë sesa që është pritur për këtë vit”, deklaroi Rizvanolli.

    This image has an empty alt attribute; its file name is Artane-Rizvanolli-Intervista-8-of-14.jpg
    E pyetur nëse ky projeksion është shumë optimist, duke ditur se mekanizma ndërkombëtarë kanë tjetër parashikim për rritjen ekonomike të vendit tonë, Rizvanolli tha se beson në analizën e Depratamentit të Makroekonomisë.

    Ajo përmendi edhe diasporën për të cilën pret që t’i japë një tjetër shtytje fuqizimit ekonomik të vendit .

    Rizvanolli: Mërgata viziton Kosovën dhe ia japin një shtytje fuqizimit ekonomik

    “Sigurisht projeksionet janë projeksione dhe në realitet mund të ndodhë diçka tjetër, mirëpo nuk kam asnjë arsye për të besuar se këtu jam më optimiste se zakonisht. Në fakt, nëse trendët vazhdojnë kështu siç kanë qenë deri tani dhe nëse vazhdojmë të kemi situatën e mirë me pandeminë që nuk ka ndonjë arsye për të besuar ndryshe, tani presim edhe sezonin e verës kur mërgata viziton Kosovën dhe ia japin një shtytje fuqizimit ekonomik, mendoj që kemi shumë arsye për të qenë optimist”, deklaroi Rizvanolli.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.