×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria e Kosovës të qartësojë qëndrimin rreth marrëveshjes së Uashingtonit

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të qartësojë pozicionin e saj sa i përket Marrëveshjes së Uashingtonit dhe çështjes së rinegocimit të asaj me Malin e Zi që ka të bëjë me demarkimin e kufirit.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se partnerët e Kosovës tashmë kanë filluar hapa konkret që lidhen me Marrëveshjen e Uashingtonit, andaj sipas tij, kryeministri duhet të tregojë pozicionin e tij në këtë çështje.

    Tahiri: Qeveria e Kosovës të tregojë qëndrimin e saj rreth marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

    “Cili është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth marrëveshjes së Uashingtonit, tashmë kanë filluar edhe hapa konkret nga partnerët tanë ndërkombëtar që kanë marrë obligime nga ky proces, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e siç ishte para dy ditë sjellja e një plani për Ujmanin. Cili është qëndrimi i kryeministrit, ne e dimë që kryeministri dikur ka deklaruar që kjo është listë e zotimeve, pra nuk është marrëveshje ndërkombëtare, në anën tjetër zyrtarë të tjerë të qeverisë kanë deklaruar se kjo marrëveshje nuk ka bazë juridike që të impelementohet”, tha Tahiri.

    Tahiri gjithashtu ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunim ndërkufitar, për çka ka thënë se para nënshkrimit të një marrëveshje të tillë, ekzekutivi duhet të merret me rinegocimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

    Tahiri: Pse qeveria po heq dorë nga rinegocimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

    “Pse pra sot kjo mazhorancë dhe ky kryeministër po heq dorë prej rinegocimit dhe kthimit të atyre tetë mijë hektarëve mbi bazën e të cilave keni ushtruar një dhunë të jashtëzakonshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës në vitin 2016. Ju e pat që kryeministri i Republikës së Kosovës tha që nuk kemi marrë një zotim nga presidenti francez për çështjen e liberalizimit të vizave, ka qenë pikërisht ky angazhim i juaji në vitin 2016 që e ka humbur momentumin më të favorshëm dhe më të volitshëm për liberalizimin e vizave. Pra cili është pozicioni juaj sot, ju jeni qeveri dhe nuk mund të fshiheni pas këtyre qëndrimeve që ju i keni proklamuar me vite të tëra” tha ai. 

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.