×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja Kosovë-Serbi, vështirë e arritshme këtë vit

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Bruksel është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Ky takim është zhvilluar nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje përfundimtare në mes të dyja vendeve, shkruan FrontOnline.

    E, në këtë takim palët nuk kanë arritur që të dakordohen për ndonjë marrëveshje, pos për takimin e  ardhshëm e që është caktuar të mbahet më 25 korrik.

    E, në bazë të deklaratave të të dyja palëve pas takimit, një marrëveshje përfundimtare mes të dyja vendeve është vështirë e arritshme deri në fund të këtij viti.

    Kështu, thotë për FrontOnline, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    “Gjithsesi me atë që u pa sot është shumë e qartë që qëndrimet e palëve janë shumë të largëta dhe ajo që mund të themi është se nuk pritet që të ketë ndonjë marrëveshje të shpejtë”, ka thënë Krasniqi, për FrontOnline.

    Krasniqi, ka deklaruar se pas takimit të sotëm mbetet e paqartë se si do të ecet përpara me procesin e dialogut.

    “Është e vështirë të pritet që të ketë një marrëveshje të madhe këtë vit , ajo që mund të presim apo ajo çka ne kërkojmë është që të ketë një qartësim e që ende është e paqartë edhe pas takimit të sotëm se si do të ecim përpara, është e qartë që nuk ka një dakordim, duhet të dimë se si do të ecim përpara, çfarë temash do të diskutohen, çfarë do të ndodhë me marrëveshjet e arritura dhe këto janë gjëra që ne i kemi të paqarta edhe me kalimin e kohës duhet të qartësohen, pro një marrëveshje përfundimtare para këtij viti është larg asaj që mund të presim”, është shprehur ajo për FrontOnline.

    Kurse, e pyetur rreth propozimeve të Kurtit për dialogun me Serbinë, Krasniqi ka deklaruar

    “Ajo mbetet të shihet, ne e kemi prit që kryeministri Kurti ka për të ndarë me palën serbe dhe Bashkimin Evropian një pozicion të tillë, por dihet që kemi një proces pas dhjetë vitesh dhe se sa do të arrijë të ndryshojë këtë proces mbetet të shihet. Nuk mund të themi në këtë fazë se sa do të jetë i hapur Bashkimi Evropian pas të gjitha këtyre rekomandimeve, por një gjë është e qartë që Serbia tash qartazi i ka kundërshtuar ato dhe që nuk është e gatshme ta njohë Kosovën”, ka thënë Krasniqi, për FrontOnline.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paraqitur katër propozime në dialogun me Serbinë.

    1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
    2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
    3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
    4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq.

    Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq do të mbahet më 25 korrik./FrontOnline

     

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. SHBA...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.