×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Washington Post: ShBA-ja ia ka miratuar Izraelit shitjen e armëve prej 735 milionë dollarësh

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Gazeta e njohur amerikane, The Washington Post, ka raportuar se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka miratuar shitjen e armëve në vlerë të 735 milionë dollarëve për Izraelin.

    E përditshmja e famshme raportoi se miratimi është bërë më 5 maj, para eskalimit të situatës në Gaza. Megjithatë, vendimi u mor në kohën kur pati shumë kritika për dëbimin e planifikuar të palestinezëve nga një lagje e Jerusalemit Lindor dhe bastisjeve në xhaminë Al-Aqsa.

    Agjencia Reuters raportoi se Kongresi është informuar në prill për shitjen e planifikuar të këtyre armëve, si pjesë e një procesi joformal të rishikimit, para njoftimit zyrtar më 5 maj. Sipas ligjit amerikan, njoftimi zyrtar hap afatin prej 15 ditësh brenda të cilit Kongresi mund të paraqesë ankesë, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pavarësisht dhunës së vazhdueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve.

    Vendimi për t’ia dhënë dritën e gjelbër shitjes së armëve Izraelit ka nxitur kundërshtime nga disa anëtarë të Partisë Demokratike, pjesë e së cilës është presidenti amerikan. Këtë vendim e kundërshtoi kongresistja Ilhan Omar, e cila kërkoi që shitja e armëve të mos ndodhë.

    “Nëse ky proces vazhdon, ai do të shihet si dritë e gjelbër për vazhdimin e eskalimit dhe do t’i dëmtojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi”, tha kongresistja amerikane.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë, së paku 212 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza javën e kaluar. Në mesin e viktimave janë 61 fëmijë. Në anën tjetër, në Izrael deri më tani janë vrarë 10 persona nga raketat palestineze.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, sipas studiuesve. Kishte 171,153 raste...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...
    Kronika28 Prill 2024
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Bërnjak pasi që i njëjti në pikën kufittare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një...
    Kronika28 Prill 2024
    Përleshen disa persona mes vete në Prishtinë, njëri sulmon policët Policia ka njoftuar se janë përleshur disa persona dje në Prishtinë. Në...
    Kronika28 Prill 2024
    Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një grua, shtetase e Serbisë. Siç njofton Policia e Kosovës, viktima...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.