×
  • Opinione
  • Opinione

    Pendesa e Malit të Zi ilustron më së miri rreziqet e investimeve kineze

    FrontOnline
    11 Maj 2021

    Komisioni Evropian refuzoi muajin e kaluar propozimin e Malit të Zi për ta ndihmuar shtetin e vogël ballkanik në shlyerjen e një huaje prej një miliard dollarësh të marrë nga Kina, për të financuar ndërtimin e autostradës Bar-Bolarë.

    Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh se “Bashkimi Evropian nuk paguan huat e palëve të treta”, duke shtuar se qeveria në Podgoricë ishte e lirë të bënte zgjedhjet e saj në fushën e investimeve.

    Historia nisi në vitin 2014, kur “Exim Bank” nga Kina lëvroi një hua prej 687 milionë eurosh për qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e 41 kilometra rrugë të autostradës Bar-Bolare, me dy për qind interes në vit, teksa shlyerja e huas do të kryhej pjesë-pjesë në 20 vjet.

    Banka kineze u zotua të sigurojë 85 për qind të financimit, ndërsa 15 përqindëshi i mbetur (120 milionë euro) supozohej të sigurohej nga autoritetet lokale. Kontrata për të përfunduar projektet iu dha kompanisë China Communication Construction Company (CCCC) një degë e China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe punimet filluan zyrtarisht në nëntor 2015.

    Duke pasur parasysh terrenin malor të Malit të Zi, ishte e qartë që në fillim se projekti do të ishte shumë i kushtueshëm. Rruga kërkonte 20 ura dhe 16 tunele. Por, kostot e papritura shtesë dhe luhatjet e çmimeve e kanë rritur ndjeshëm barrën financiare të projektit, që tani ka mbërritur në afro një miliard dollarë.

    Kjo është një sfidë serioze për një vend me një PBB prej pak më shumë se 5.5 miliardë dollarë e që u godit rëndë nga recesioni gjatë vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Sipas Bankës Botërore, rënia ekonomike e rriti borxhin publik në 105 për qind të PBB-së të Malit të Zi.

    Autostrada e kushtueshme ka shumë kritikë në radhët e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët vunë në dukje rreziqet e varësisë nga Kina, shpërndarjen e gabuar të burimeve, dhe paqëndrueshmërinë e këtyre investimeve.

    Projekti kinez ka ndjekur një model të njohur, ku kontrata për një projekt infrastrukture i jepet një kompanie kineze, me shumë pak informacion në dispozicion të publikut në lidhje me kushtet dhe efektivitetin e projektit. Kontratat negociohen mbi një bazë dypalëshe, ndërqeveritare, e cila përkeqëson rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit.

    Prania e Kinës në Ballkan, nuk kufizohet vetëm në Malin e Zi. Në dekadën 2010-2020, Kina i shumëfishoi përpjekjet e saj për të rritur profilin e vet në një rajon që vuan nga mungesa e kapitalit dhe investimet në infrastrukturë.

    Strukturat e dobëta shtetërore, nivelet e larta të korrupsionit dhe marrëdhëniet e paqarta me Perëndimin, krijuan një terren pjellor për kompanitë kineze që kanë një mbështetje të fortë diplomatike nga Pekini.

    Investimet në zhvillim e sipër përfshijnë ndërtimin e një ure të financuar nga BE në Peleshac të Kroacisë (me kosto 340 milionë euro), autostradat Pojatë-Prelnë dhe Novi Sad-Rumë (Serbi, 850 milionë dollarë), autostradën Prelinë-Pozhegë (Serbi, 500 milion euro), autostradën Kërçovë-Ohër (Maqedonia e Veriut, 375 milionë euro), dhe autostradën Banja Llukë-Prijedor (Bosnjë Hercegovinë, 297 milion euro).

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Opinione28 Prill 2024
    Nga: Raffaele Huang (me kontributin e gazetarit Dave Sebastian) / The Wall Street Journal (titulli origjinal: What Is TikTok Worth? Guesses Range...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.