×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu: Vendimi për pagesën e rrymës në veri nuk mund të shkojë në Kushtetuese

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Vendimi për ndarjen e 11 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën në veri të vendit nuk mund të shkojë në Kushtetuese.

    Këtë e thotë për Front Online, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

    “Jo nuk mund të shkojë në kushtetuese fare, po si problem që është nisë keq dhe është trashëguar nga politika të gabuara edhe fiskale, por edhe politika të tjera që janë udhëhequr ndaj veriut, nga qeverisjet e mëhershme, një gabim i rëndë”, tha ai për Front Online.

    Ani pse konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, Baraliu thotë se ky vendim duhej të merrej ose do të kishte pasoja.

    “Vendimi ka qenë i imponuar dhe me afat kohorë se përndryshe pasojat do të ishin të tmerrshme.Do të na përjashtonin nga organizata energjetike e Evropës, mezi e kemi bërë me ndihmën e Gjermanisë dhe disa shteteve të tjera jemi pranu atje, në qoftë se nuk bëhet balancimi i të gjitha faturave të barazohen, të harxhimit e të mos harxhimit të energjisë atëherë ata marrin masa dhe organet e tyre të përjashtojnë, duke qenë në këtë presion, qeveria është dashtë me marrë këtë vendim”,

    Sipas Baraliut, Qeveria i ka dy zgjidhje për ta zgjidhur këtë problem të kamotshëm.

    “Duhet të gjej zgjidhje në dy mënyra, në detyrimin që të fillojnë të paguajnë të detyrojnë qytetarët që të shkojnë derë më derë se nuk i ka shku kompania turke, dhe nëse jo, qeveria duhet ta ndihmojë. Dhe e dyta nëse kjo nuk bëhet, atëherë ta aktivizojë atë kompani publike distribuimit të energjisë elektrike për pjesën veriore që është produkt i marrëveshjes së Brukselit, i quajtur distribucioni i veriut, që të fillojë të funksionojë”, tha ai për Front Online.

    Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota pro kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore./Front Online/

     

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka bërë të ditur se ka marrë raporte se temperaturat në rritje në Gaza kanë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i vizitorëve në qendrën historike të Vlorës shtohet vit pas viti. Por këta të vizitorë vendas dhe të huaj vijnë dhe...
    Opinione28 Prill 2024
    Nga: Raffaele Huang (me kontributin e gazetarit Dave Sebastian) / The Wall Street Journal (titulli origjinal: What Is TikTok Worth? Guesses Range...
    Vip28 Prill 2024
    Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i ftuar në Fan Club këtë të diel....
    Vip28 Prill 2024
    Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me një mesazh...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.