×
  • Vip
  • Vip

    “E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i ftuar në Fan Club këtë të diel.

    Jetmiri: Unë kam bërë një lojë psikologjike që është një lojë e një stili tjetër, po ndoshta stili i ndërtimtarisë së formateve jemi mësuar me këto zhurmat e mëdha, bërtiturat ku duhet të marrin atë skupin dhe të marrin vëmendjen e publikut në këtë formë. Unë tentova të përcjell një model, tentova të tregoj që shiko njeriu me qetësi mund të arrijë shumë, i qëndrova pjesës sime të ndërtimtarisë së lojës që në logjikën time bën sens, pastaj sa është kuptuar, sa është ndjekur, sa është përjetuar…

    Enxhi: Je penduar për vendimin që more për të dalë nga shtëpia?

    Jetmiri: Kjo është një lojë e fortë psikologjike ku izolimi bën të vetën, për pjesën e banorëve nuk ndjej asnjë presion psikologjik sepse unë i menaxhoja mirë, ishin të menaxhueshëm, madje i bëja të dilni nga vetja.

    Enxhi: Në prime ishte e tensionuar e gjitha, edhe është komentuar.

    Arsyeja e vërtetë e të gjithë kësaj ndodhisë ishte sepse po amplifikohej situata, unë po avancoja disa kërkesa, nën trysni psikologjike ishin të gjithë, qoftë lojtarët, qoftë Bigu, qoftë unë, ishte një situatë kaotike dhe ajo që unë isha duke kërkuar ishte asgjë, do të thotë që unë realisht nuk po bëja asgjë, po avancoja një kërkesë për asgjë, unë thjesht do të bëja këtë që isha duke bërë. Ndaj meje janë thënë monstruozitete, unë kam parë një opinioniste që në momente më dukej një garuese brenda lojës, e cila nuk e di se sa i ngarkuar është banori brenda lojës dhe të dëgjosh një frazë si ajo që m’u tha mua nxiti një revoltë brenda meje.

    Enxhi: Përse e ke marrë personale?

    Jetmirit: Unë po them për fuqinë fjalës, nuk e shoh të drejtë dhe mora një vendim.

    Enxhi: A ka qenë një strategji e jotja përballja me produksionin?

    Jetmiri: Asgjë nuk është e iniciuar, në logjikën dhe në kushtet e izolimit perceptimi nuk është i njëjtë me të qenurit jashtë dhe unë ngrija në kokën time, kisha kontradikta, nuk më përputhje zhvillimi, në mënyrën time kam protestuar. Mua loja më është kuptuar sepse dal rrugëve të Tiranës dhe më hidhen njerëzit në qafë, çështja është kush donte ta kuptonte dhe kush jo dhe kjo ëhstë e bukura e Big Brotherit, jo të gjithë e kuptojnë dhe jo të gjithë e përqafojnë lojën e njërit apo tjetrit.

    Ronaldo: Është një shprehje shumë e bukur tek “14 vjeç dhëndër” e hëngri turpin me bukë dhe ky është rasti konkret i Jetmirit i cili pranoi të futej në një produksion që e kishte akuzuar, doli nga shtëpia duke tentuar të bënte viktimën. Priti që t’i thoshte vëllai i madh lër garën dhe e bëri për të bërë viktimën. Figura e Jetmirit nuk lidhet me viktimën, ai është nona, Jetmirit jepi një celular e zbërthen lojën e BBV. Profesor është Big Brother, ti je nxënës. Ti nuk mund të jesh profesori, profesor janë ata që e fitojnë lojën jo ata që dorëzohen. Unë e shikoj lojën e Jetmirit një Big Brother në heshtje, është një disrespekt ndaj publikut, ka bërë fansa sepse doli viktima,

    Jetmir: Unë nuk pres të mirëkuptohem nga Ronaldo, e respektoj atë për mendimin që ka, nuk bie dakord me ato që ai thotë, kam një perceptim të realitetit totalisht ndryshe. Ai thotë ato që duhet të thotë, unë them ato që duhet të them dhe unë sapo e bëra dhe e thashë, jo të gjithë mund të kuptojnë dhe perceptojnë atë që ka bërë Jetmiri. Mënyra se si ai e ndërton, duke sjellë një formë krahasimore 14 vjeç dhëndër dhe të tjera dhe të tjera janë fyese dhe nuk ka vend për diskutim sepse ka disnivel në bisedë.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Vip12 Maj 2024
    Fituesi i Eurovizionit, Nemo theu trofeun vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues. Në performancën e tij të fundit, këngëtari ra në...
    Vip12 Maj 2024
    Dy banorët Juli dhe Meritoni janë vendosur në televotim direkt kokë më kokë. Kjo përballje vendimtare do të përcaktojë se kush do...
    Vip12 Maj 2024
    Nemo me këngën “The Code”, ka fituar në “Eurovision 2024”. Këngëtari Nemo arriti që të marrë 365 vota nga juria ndërkaq nga...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.