×
  • Sport
  • Sport

    Peja – Ylli, finalja e madhe

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finale të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Sfida e parë zhvillohet të premten mbrëma në Pejë dhe skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

    Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

    Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

    Ky edicion ka qenë njëri ndër më të barabartit pas luftës me shumë takime interesante dhe kështu pritet edhe në finale.

    Kjo është hera e parë për Yllin që gjendet në finale, kurse Peja ka fituar pesë herë titullin, për herë të fundit më 2013.

    Skuadra nga Theranda ka fituar një trofe në histori, atë të Ligës Unike, duke mundur pikërisht skuadrën pejane në finale 82:79.

    Takimi zhvillohet sonte (të premten) nga ora 20:15.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Sport10 Shtator 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës së fundit te kombëtarja e Kosovës, ku u përjashtuan...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdosh...
    Lajme10 Shtator 2024
    I akuzuari për krim të organizuar thotë se asnjë cigare nuk e ka shitur pa lejen e KFOR-it I akuzuari Shaip Ferizi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.