×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës, përpjekje për ta dëshmuar veten para Albin Kurtit

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Ushtruesja e Detyrës së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shpifur kundër tij kur e ka akuzuar për ofendim të saj dhe kolegeve të saj gjatë seancës së sotme parlamentare.

    Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Kusari-Lila, të cilën e ka quajtur “zëdhënëse të përjetshme të pushtetit”, se e ka bërë këtë për ta hequr vëmendjen nga tentimi i GP të Vetëvendosjes që ta heshtë dhunshëm opozitën në Kuvend.

    “Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shwartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai, po ashtu, ka thënë se Kusari-Lila është mish i huaj në VV dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ndërkohë që kjo parti ende po e mban atë vetëm si Ushtruese të Detyrës së Shefes së GP të VV.

    “Andaj, le ta ushtrojë këtë detyrë derisa ta kalojë provimin tek Albin Kurti, por mirë bën që të provojë ta ruajë dinjitetin e saj gjatë kësaj rruge”, ka shkruar Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    “Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”.
    Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shwartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës.
    Ndërsa, Mimozën, edhe pse më dhimbset pak, deri diku e kuptoj. Në LVV ajo është mish i huaj dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ani pse ende nuk ia kanë besuar as pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar, duke e mbajtur vetëm si “ushtruese të detyrës” tash e gati dy muaj. Andaj, le ta ushtrojë këtë detyrë derisa ta kalojë provimin tek Albin Kurti, por mirë bën që të provojë ta ruajë dinjitetin e saj gjatë

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga...
    Lajme02 Maj 2024
    Franca dhe Gjermania po kërkojnë që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese me kusht që Kosova të anëtarësohet në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për juristët e rijnë lidhur me mbarëvajtjen e provimit të jurisprudencës. MD-ja ka...
    Lajme02 Maj 2024
    Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet e “Freedom House” dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit që...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë fjalim në protestat pro-palestineze që po ndodhin në mbarë vendin në kolegje dhe universitete. Kështu...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai...
    Lajme02 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.