×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesindikalisti i kërkon Konjufcës ta shkarkojë Bordin e RTK-së

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

    Në kuadër të këtij takimi, Hoxha e njoftoi Konjufcën për gjendjen alarmante në Tramsmetuesin Publik si pasojë e veprimeve të kundërligjshme, punësimeve të pakontrolluara, borxheve në vlera milionëshe, kushteve të rënda të punës etj.

    Sipas kryetarit Hoxha, Bordi i RTK-së ka dështuar t’i përmbushë detyrat e parapara me ligjin e RTK-së, andaj për shkak të paaftësisë profesionale të dëshmuar në vazhdimësi, ky Bord duhet të shkarkohet sa më parë.

    Sipas Hoxhës, përfaqësuesit e Bordit kanë dështuar të zgjedhin një Menaxhment në përputhje me ligjin e RTK-së; Të krijojnë një strukturë të mirëfilltë organizative; Të sigurojnë ambient të përshtatshëm për Auditorin gjeneral për auditimin e performancës dhe të pasqyrave financiare në RTK; Të garantojnë zbatim efektiv të standardeve profesionale dhe kodit të mirësjelljes; Të garantojnë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programet e RTK-së; Të zbatojnë kriteret ligjore e profesionale për punësimin e personelit; Të ofrojnë kushtet elementare të punës për personelin etj.

    Përveç shkarkimit të Bordit, Hoxha kërkoi nga kryeparlamentari Konjufca formimin e komisionit hetues parlamentar në mënyrë që të kuptohet e vërteta rreth gjendjes së përgjithshme në RTK, e në veçanti asaj financiare.

    Gjithashtu sipas kryetarit të SPRTK-së Fadil Hoxha, çështja e pronës, objektit dhe financimit të qëndrueshëm të marrin përgjigje në kuadër të ligjit të ri.

     

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.