×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    155 milionë njerëz në uri, për shkak të konflikteve, pandemisë e motit ekstrem

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Nivele të thella të urisë kanë prekur të paktën 155 milionë persona vitin e kaluar si rezultat i konflikteve, dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe moti ekstrem, derisa situata këtë vit është e njëjtë ose edhe më e ashpër, është thënë në një raport të përpiluar nga 16 organizata.

    Dy të tretat e njerëzve që janë përballur me këtë krizë janë nga 10 shtete – Afganistan, Jemen, Siri, Sudan, Kongo, Nigeri veriore, Etiopi, Sudan Jugor, Zimbabve dhe Haiti. Të 155 milionë personat përballen me “krizë”, “emergjencë” apo me nivele katastrofike të urisë, çka përbën rritje prej 20 për qind të numrit të personave që janë përballur me diçka të tillë, krahasuar me vitin 2019, ka thënë raporti.

    “Numri i personave që përballen me pasiguri të thellë në ushqim dhe kërkojnë urgjentisht ushqim dhe ndihmë për jetesë, është duke u rritur”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres teksa ka prezantuar Raportin Global për Krizë Ushqimore.

    “Në shekullin 21, nuk ka vend për uri”, ka thënë Guterres.

    “Neve na duhet ta luftojmë urinë dhe konfliktin, për ta zgjidhur njërin apo tjetrin problem”.

    Raporti, që mbulon 55 shtete, po ashtu ka thënë se 133,000 njerëz në Burkina Faso, Sudanin Jugor dhe Jemenin, kanë nevojë urgjente për ushqim, për të parandaluar vdekjet nga uria.

    Ekonomisti kryesor në Programin Botëror të Ushqimit Arif Husain ka thënë në një konferencë për media në OKB, se konfliktet nxisin më së shumti krizën me ushqim.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, Philippe Lazzarini është shprehur se furnizimet me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Një djalë 13 vjeç është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në Londër. Autoritetet thanë se sulmin e...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të nisë pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar30 Prill 2024
    Sidomos sot, gjithandej mund të dëgjoni për të drejtat e punëtorëve. Në televizion, në radio, në rrugë, në taksi, në çajtore, në...
    Lajme30 Prill 2024
    Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. Më atë synohet mbështetje për dy vjet, ku 20 milionë janë...
    Lajme30 Prill 2024
    Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani, në një intervistë, ka folur rreth deklaratave të fundit të zyrtarëve shtetërorë lidhur...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, Igor Bandoviq, vlerëson se fushata serbe kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën është...
    Kronika30 Prill 2024
    Valmir bossi’ ёshtё arrestuar nga Policia nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Ai pas intervistimit është ndaluar pёr 48- orё. Kështu kanë konfirmuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Tash e disa ditë, mediat në vend po raprtojnë se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësuesi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.