×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa flet për përleshjen në Kuvend: Muzaqi tentoi të më sulmojë, mendova se është roje e ministrave

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili  përfshi në përleshje fizike sot në Kuvend me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, ka treguar për “Front Online” se si ndodhi ngjarja.

    “Pas fyerjeve që  ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që ia  ka bërë vlerave të UÇK-së, viktimave, martirëve, dëshmoreve të Kosovës,  ne morëm një vendim që ta lëshojmë sallën. Ministrja vazhdon të qëndron prapa deklaratave të saj  që i ka dhënë në vitin 2015, e cila e quan UÇK-në organizatë terroriste dhe thotë se me padurim po e pret formimin e Gjykatës Speciale për ta pajisur me dëshmi dhe për të qenë dëshmitare okulare  e asaj Gjykatë  për ta  dëmtuar imazhin e UÇK-së, duke e quajtur organizatë terroriste.  Në si grup parlamentar  në shenjë  proteste vendosem me lëshuar sallën nga sjellja e ministres së jashtme.  Gjatë rrugës deputetët tonë u provokuan dhe u fyen nga ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë isha njëri nga deputet që isha duke dalur për ta respektuar vendimin e grupit patlamentar”, ka pohuar Beqa.

    Ai, tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i ka shtyrë dhe ofenduar  deputetët e PDK-së, duke i’u thënë dilni jashtë.

    “Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i  fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj më më fyer  edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të shumohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale” tha ai për Front Online.

    Pas përleshjeve, seanca e Kuvendit pritet që të fillon në ora 14:00, por nuk dihet nëse deputetët e PDK-së, do të kthehen në sallë.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.