×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një e arritur e FHK-së, Izet Gjinovci në Gjykatën e Apelit të EHF-së

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Në Kongresin e 15-të të Federatës Evropiane të Hendbollit është shënuar edhe një sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

    Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së. Zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe për organe tjera drejtuese janë mbajtur të premten pasdite. Michael Wiederer ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës Evropiane.

    Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Federatës tonë, Izet Gjinovci, ishte kandidat për Gjykatën e Apelit të EHF-së. Dhe ai mori votat e mjaftueshme, përkatësisht ishte prej më të votuarve, duke lënë pas kandidatë të Federatave të mëdha evropiane.

    Këtë organ të rëndësishëm do të vazhdojë ta drejtojë austriaku Markus Plazer. Nicolae Vizitu (Moldavi) është zëvendës i tij, ndërsa anëtarë të rinj të gjykatës janë Ketevan Koberidze (Gjeorgji), Ilona Tordai (Hungari), Izet Gjinovci, Robert Czaplicki (Poloni) dhe Milan Petronijeviq (Serbi).

    Jashtë kanë mbetur kandidatë nga Rusia, Rumania, Zvicra e vende tjera.

    Për herë të parë FHK-ja ka përfaqësues në organe drejtuese të Federatës Evropiane.

    Në Kongres, FHK-në po e përfaqësojnë presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

    Kongresi po mbahet në Vjenë.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2024
    Një ditë më parë u mësuar se Besnik Hasi nuk do të vazhdojë më me skuadrën belge Mechelen pas përfundimit të këtij...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Sport30 Prill 2024
    Një selfie e djalit të tij me Granit Xhakën pas ndeshjes Zvicër-Kosovë që u luajt në nëntor të vitit të kaluar në...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka pranuar detyrën ka punuar në adresimin e krimeve...
    Lajme30 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar të martën Kodin e Sjelljes së...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, për të shënuar fillimin e programit...
    Lajme30 Prill 2024
    Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur me emrin “Rrustë Llapi”, e...
    Lajme30 Prill 2024
    Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë që Hashim Thaçi ka qenë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviq, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.