×
  • Lajme
  • Lajme

    KMSHK dhe AGK kundër iniciativës për kontrollë të medieve nga shteti

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë pranuar me shqetësim raportimet se në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media të Kuvendit të Kosovës është përmendur edhe mundësia e rregullimit të përmbajtjes online të mediave nga ana e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

    KMShK, si mekanizëm vetërregullues që përfaqëson mediat e shkruara dhe online dhe AGK, si organizatë që përfaqëson gazetarët, kundërshtojnë çdo përpjekje dhe çdo iniciativë, nga kushdoqoftë, për përfshirjen e përmbajtjes online të mediave si pjesë e mekanizmit rregullues nga institucione shtetërore.

    KMShK është mekanizmi i vetëm në Kosovë që merret me etikën e mediave të shkruara dhe online (gazetat, mediat online, revistat, agjencitë e lajmeve) dhe vazhdimisht vendos për ankesat e qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me shkeljet e etikës nga mediat e shkruara dhe online.

    Andaj KMShK dhe AGK kundërshtojnë fuqishëm çdo përpjekje dhe iniciativë për futjen e etikës së mediave të shkruara dhe online si pjesë e ligjit për KPM-në. Iniciativa të tilla janë në kundërshtim të hapur me rregullat ndërkombëtare të gazetarisë dhe frymën e gazetarisë të instaluar në Kosovë tash e një kohë të gjatë.

    Secila nga mediat e shkruara (online apo të shtypura) duhet të jep përgjegjësi për veprimet e tyre para organeve shtetërore, bazuar në ligjet përkatëse, por fillimisht vlerësimin e etikës së tyre nuk mund ta bëjë askush më mirë se vetë mediat për media, apo profesionistët e fushës.

    KMShK nëpërmjet mekanizmit të kontrollit dhe vlerësimit të etikës së mediave të shkruara është njohur edhe nga vetë Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet Ligjit për Shpifjen dhe Fyerjen dhe vendimet që KMShK merre për palët dhe për mediat respektohen dhe vlerësohen lart nga gjykatat vendore në rastet kur ata vendosin për shpifjen dhe fyerjen.

    KMShK dhe AGK konsiderojnë se iniciativat për kontroll dhe vlerësim të etikës për mediat e shkruara dhe online nga një organizatë shtetërore janë të dëmshme dhe nuk iu ndihmojnë mediave dhe gazetarëve.

    /Front Online/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Dua Lipa ka treguar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Sport05 Maj 2024
    Juventusi është në “pole position” për të nënshkruar me Mason Greenwood, por ideja që sulmuesi të jetë ende një lojtar i Manchester...
    Vip05 Maj 2024
    Bella Hadid ka ndërruar përkohësisht çizmet e saj të kaubojëve me taka, ndërsa ishte kthyer në New York, përpara Met Gala 2024...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s. Si të mos...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.