×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mos e teproni me këtë mineral, ndikon në jetëgjatësi

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Një studim i fundit zbuloi një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të hekurit dhe jetëgjatësisë. Studimi bashkoi të dhënat nga tre studime të mëparshme gjenetike, duke arritur një mostër të paparë prej më shumë se një milion njerëz.

    “Duke përdorur gjenetikën, kemi zbuluar prova që tregojnë se nivelet e larta të hekurit në gjak , lidhen me një jetë më të shkurtër dhe më pak vite të jetuara me shëndet të mirë”, tregon autori kryesor i studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers, nga Universiteti i Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar.

    Studiuesit shqyrtuan ADN-në e individëve që jetuan një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, kundrejt atyre që përjetuan sëmundje të lidhura me moshën dhe madje edhe vdekjen në fillim të jetës. Tek faktorët që u shqyrtuan, studiuesit zbuluan se si ndikojnë gjenet për të metabolizuar hekurin në trup.

    Foods high in iron. liver, broccoli, persimmon, apples, nuts, legumes spinach pomegranate Top view flat lay

    Kjo gjë që i bëri ata të hipotezojnë se nivelet e hekurit mund të luajnë një rol tek plakja. Studiuesit zbuluan se predispozita gjenetike ndaj niveleve të larta të hekurit (e cila është kryesisht jashtë kontrollit tuaj), rrit mundësinë për të zhvilluar sëmundje të lidhura me moshën dhe si pasojë të shoqërohet me një jetëgjatësi të reduktuar.

    Në thelb, ata me nivele të larta hekuri mund të kenë një rrezik të shtuar për të vdekur më të rinj. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të konsumoni më mish të kuq ose të eliminoni ushqimet e pasura me hekur, por t’ju inkurajojë të bëheni më të vetëdijshëm për nivelet tuaja të hekurit në gjak./FrontOnline/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Prill 2024
    Dashi Horoskopi i datës 25 prill 2024 nga Christine Haas Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa...
    Lifestyle25 Prill 2024
    Karotat janë të mbushura me karotenoide dhe studimet kanë vërtetuar se konsumimi i tyre zvogëlon intensitetin e djegies nga diellit. Mirëpo përveç...
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.