×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin nga Kurti t’i përfshijë në dialog

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu ka folur për pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    “Kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumtë në numër, por në veçanti e kemi kërkesën që edhe ne të përfshihemi në dialogun me Serbinë. Resursi më i rëndësishëm është resursi njerëzor”, tha Musliu në RTV Dukagjini.

    Musliu thotë se Qeveria Kurti 1 kishte bërë disa hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës.

    “Qeveria Kurti 1  ka ndarë 500 mijë euro për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.

    Nënkryetari i Komunës së Bujanocit thotë se momentalisht problemi më i madh i shqiptarëve në Bujanoc është pasivizimi i adresave nga ana e autoriteteve shtetërore serbe.

    Sipas Musliut edhe mosnjohja e diplomave vazhdon të mbetet një tjetër problem i këtyre banorëve.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.