×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Brigadën 136 dhe Batalionin Atlantiku

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujton të rënët e Rugovës në Prillin e vitit 1999.

    Haradinaj tha se me 19 Prill 1999, Brigada 136 ‘Rugova’ e Zonës Operative të Dukagjinit, po përballej me ofensivë të gjerë të armikut, transmeton lajmi.net.

    ‘Në luftë për jetë a vdekje, luftëtarët e lirisë, po vazhdonin përpjekjet për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të plagosur’.

    Ai tha se po atë ditë do vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore, kur të rinjtë e SHBA-së bashkuan pushkët e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

    ‘Po atë ditë, do të vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore. Të nisur nga përtej Atlantikut, të rinj e të reja braktisën jetën e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, për të bashkuar pushkët e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’.

    ‘Sot kujtojmë të rënët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur, të prirë nga Komandanti Selman Lajçi.  Kujtojmë sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Ata janë tregimi më i mirë për luftëtarin shqiptar ndër breza.  Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!’, shkroi Haradinaj.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Futbollisti i Racing Santander, Inigo Sainz – Maza është përjashtuar me karton të kuq nga ndeshja në momentin kur i kërkoi gjyqtarit...
    Sport05 Maj 2024
    Sipas Diario SPORT, një nga hapat e parë të veprimit të Barcelonës pas humbjes së Gironas ishte të nxirrte mesfushorin Frenkie de...
    Kronika05 Maj 2024
    Në Burgun e Dubravës, oficerët e Shërbimit Korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës. “Gjatë bastisjes rutinore në...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka...
    Vip05 Maj 2024
    Dua Lipa ka treguar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.