×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Thirrja ndaj Prokurorisë s’kishte të bënte me mediat

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se thirja e tij drejt Prokurorisë pas publikimit të një lajmi nga një medium online, ishte për personat zyrtarë, por s’kishte të bënte me mediat.

    Kjo sipas tij, për të parandaluar siç e quan ai një dëm potencialisht me pasoja të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave antikovid.

    ”Thirja ime ndaj Prokurorit për persona zyrtar që kanë pasur qasje në informata, ishte dhe është obligim i imi edhe si qytetar për të shpërfaqur një dëm potencialisht me pasoja shumë të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave”.

    ”Kjo në asnjë rast nuk ka pasur të bëj me mediat”.”Liria e shprehjes është liri e garantuar, siç është e garantuar liria e mediave. Këtë të drejtë askush nuk mund ta pengojë dhe cenojë”.

    ”Ne do të përkrahim gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme”.

    Këto deklarata Ministri Vitia i dha sot, pas mbledhjes së Qeverisë, nga ku dhe u miratuan masat e reja antipandemi ku rezulton me një lirim të pjesshëm të kufizimeve.

    ”Jemi përfshirë në kohën e fundit në një diskutim publik, i cili është i kufizuar nga një nivel i lartë i konfidencialitetit e që nuk është përcaktuar nga ne dhe është njësoj në secilin vend të botës që po kalon në këtë proces”.”Shkelja e këtij konfidencialiteti, rrezikon negociatat e për pasojë edhe shëndetin publik të qytetarëve tanë. Andaj kërkojmë edhe besimin edhe durimin e të gjithë juve”.

    ”Jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur. Por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip professional, i fokusuar dhe ka bërë progres të konsiderueshëm”.”Çdo veprim i imi e sidomos i Komisionit është në përputhshmëri me ligjin. Për këtë do të bindeni së shpejti”.

    ”Siç e thash edhe të premten: Unë nuk mund të jap detaje të këtyre negociatave, sepse procesi i negocimit është i mbrojtur”.”Informatat e publikuara janë informata të pjesshme të cilat nuk e tregojnë të vërtetën. Publiku tashmë ka marrë edhe një përgjigjie direkte nga kompania, por asaj përgjigjie as sonte fatkeqësisht asgjë nuk kam për t’i shtuar”.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Koalicioniet “VLEN” dhe “Maqedonia jote” kanë mbajtur një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, ku kanë diskutuar për parimet e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Sport06 Maj 2024
    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës. Ishi i Chelseas u transferua...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.