×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa nga përfitimet shëndetësore nga agjërimi

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye shëndetësore e shpirtërore. Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit

    Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja muslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse.

    Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit. Në mjekësi, agjërimi është gjithashtu pjesë e përgatitjes së operacionit.

    Nëse jeni duke iu nënshtruar një operacioni ose ndonjë lloj procedure që përfshin anestezinë, do t’ju kërkohet të agjëroni, për të shmangur të përzierat dhe për t’u siguruar që asnjë ushqim ose lëng nuk futet në mushkëri.

    Çdo lloj forme e agjërimit ka listën e vet të përfitimeve dhe rreziqeve që duhet të merren parasysh me kujdes bazuar në statusin dhe qëllimet tuaja kryesore shëndetësore.

    Agjërimi mund të nxisë djegien e dhjamit

    Kur agjëroni, trupi juaj konsumon glukozën e ruajtur në mëlçi për energji dhe pikërisht atëherë filloni të digjni yndyrën. Kjo quhet ketosis dhe mund të çojë në humbje peshe.

    Ndikon tek cilësia e gjakut

    Agjërimi mund të ndihmojë në përmirësimin e kolesterolit, presionit të gjakut, niveleve të sheqerit në gjak ose glukozës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

    Ata që agjërojnë rregullisht mund të jetojnë më gjatë

    Në dy studime të ndryshme, ku personat vullentatë kishin probleme me zemrën, u vu re se mbas disa vitesh agjërim, patën një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, krahasuar me ata pacientë që nuk agjëruan. Studimi ishte vëzhgues, kështu që nuk provon shkakun dhe pasojën. Por agjërimi mund të jetë tregues për një mënyrë jetese të shëndetshme.

    Çfarë ha para dhe pas agjërimit, ka shumë rëndësi

    Studiuesit sugjerojnë të hani ushqime të shëndetshme para agjërimit, duke përfshirë fruta, perime dhe proteina. Kur të keni përfunduar agjërimin, rivendosni gradualisht ushqimet në mënyrë që të mos e teproni.

    Agjërimi nuk është për të gjithë

    Lista e njerëzve që nuk duhet të agjërojnë përfshin gratë shtatzënë ose që ushqejnë gji, njerëzit me diabet dhe ata që marrin ilaçe./bs/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Bisedimet për armëpushimin janë afër kolapsit, i ka thënë Reuters një zyrtar i informuar mbi diskutimet. Ata thanë se kreu i CIA-s...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me...
    Kronika05 Maj 2024
    Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.