×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Kurti e Osmani të jenë të përgatitur për dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komunikate për media i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dialogut me Serbinë.

    “KDI i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe dhe presidentes Vjosa Osmani si bashkudhëheqës të politikës së jashtme, njëherit edhe procesit të dialogut me Serbinë, që ti kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje. Vazhdimi i dialogut nuk duhet t’a gjejë Kosovën të papërgatitur, pa plan dhe pa qartësi rreth këtij procesi. KDI kërkon nga Qeveria në koordinim me Presidencën, që sa më parë ta përgatisin Strategjinë dhe Platformën Shtetërore për Dialogun me Serbinë, ku artikulohen qartë e argumentohen mirë kërkesat e Kosovës lidhur me këtë proces. Konsolidimi i këtyre dokumenteve nuk duhet ta anashkaloj rolin mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror, duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithë përfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, thuhet në komunikatë.

    “Në fund, ftojmë bartësit e këtij procesi, që krahas hartimit të Strategjisë dhe Platformës për Dialogun, të ndërmarrin hapa konkret drejt arritjes së konsensusit të gjerë politik për dialogun, me qëllim për të forcuar pozicionin e Republikës së Kosovës në këtë proces. Në këtë drejtim, Kryeministri dhe Presidentja, konform përgjegjësive të tyre kushtetuese duhet të iniciojnë dhe t’i kontribuojë ndërtimit të konsensusit politik lidhur dialogun. Ndërsa, subjektet opozitare duhet të jenë të përgjegjshme për arritjen e konsensusit për këtë çështje të interesit shtetëror, duke treguar përkushtim dhe konstruktivitet në tejkalimin e pengesave në arritjen e pajtueshmërisë”, thuhet tutje.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Moment historik për bashkëpunimin ekonomik brenda CEFTA-s po konsiderohet dita e sotme, pasi Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar nga ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është shumë me rëndësi që çdo grua në vendin tonë duhet të jetë e informuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA. Rohde ka thënë se tash e tutje Kosova...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.