×
  • Lajme
  • Lajme

    ​VV dorëzon kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë Kosovës

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kanë ngritur kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë-Kosovës për keqpërdorim të mjeteve të ndara nga Kuvendi komunal i kësaj komunë të cilët ishin dedikuar për luftimin e pandemisë Covid-19.

    Kallëzimi penal u bë për drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Financave.

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë-Kosovës, Durim Hajra tha se ky kallëzim penal ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për menaxhim të pandemisë COVID-19.

    “Brenda në stacion na priti komandanti i Stacionit Policor, të cilin fillimisht e njoftuam për kallëzimin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar në stacionin policor vetëm u bë njoftimi për kallëzim penal, ndërsa atë do e dorëzojmë në prokurori sot nëse arrijmë në aspektin kohor. Kemi të bëjmë me një kallëzim penal që ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për parandalim dhe luftim të COVID-19. Bëhet fjalë për vendimin 122 të datës 2 shtator të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës ku është marr vendim për ndarjen e 600 e 99 mijë e 140 eurosh për parandalim she luftim të COVID-19”,tha ai.

    Hajra njoftoi se kallëzim penal është ngritur ndaj drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Financave.

    Asamblisti i LVV-së në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës tha se mjetet e ndara ishte paraparë për blerje e testeve për COVID-19, të cilat nuk janë blerë, blerje të pakove higjienike dhe ushqimore dhe ndihma financiare për bizneset e vogla dhe të mesme.

    “Si palë ndaj të cilës është ngritur kallëzimi penal është drejtoria ë Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave[…]Bëhet fjalë për 89 mijë e 130 euro për blerje të testeve të COVID-19, teste që nuk janë blerë, bëhet fjalë për pakot higjienike dhe ushqimore që dyshojmë se nuk janë blerë me vlerën reale të tregut, bëhet fjalë edhe për ndihmën për makro-biznese e vogla dhe të mesme nga drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, dhe nga drejtoria e Financave ku është bërë alookimi i mjeteve dhe nuk kanë sjell raporte të detajuara”, tha ai./Front Online

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Negociatorët e Hamasit kanë mbërritur në Kajro për bisedime të mëtejshme mbi një armëpushim të mundshëm në Gaza, tha një zyrtar i...
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.