×
  • Sport
  • Sport

    I pari i KOK-ut, Krasniqi priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, këshilltari i tij, Besim Aliti dhe shefi i misionit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, Jeton Rudari, kanë pritur sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, i cili shoqërohej nga këshilltari i lartë për çështje politike, Arbër Miftari.

    Temë e diskutimit ishin Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat prej 23 korrik deri më 8 gusht të këtij viti do të mbahen në Tokio të Japonisë, përcjell FrontOnline.

    Krasniqi, duke falënderuar mysafirin Ogasawara për vizitën, e njoftoi me përgatitjet që po bënë KOK-u para Lojërave Olimpike, si dhe me ekipin olimpik të Kosovës që do të përfaqësojë vendin në ngjarjen më të madhe sportive në botë, duke shpresuar se Kosova do të ketë deri në 12 sportistë në Tokio 2020.

    Nga ana e tij, Ogasawara, gjersa përgëzoi Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, shprehu kënaqësinë që një vend i vogël si Kosova ka arritur të ketë numër të madh të sportistëve, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, derisa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në forma të ndryshme.

    Ekipi Olimpik i Kosovës momentalisht ka gjashtë norma olimpike, përfshirë pesë nga xhudo të cilat mbeten vetëm për t’u konfirmuar edhe zyrtarisht, një nga mundja, si dhe tri ftesa, dy për notin dhe një për atletikën, të cilat çojnë në 9 numrin momental të sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Tokio 2020./FrontOnline/

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 përballë Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve. Ndeshja nisi me dominimin e...
    Sport10 Shtator 2024
    Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë. Kuqezinjtë dhe gjeorgjianët po luajnë në ‘Air Albania’ në kuadër të xhiros së dytë në...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.