×
  • Sport
  • Sport

    Kthehet Njoma Zogaj, Marigona e Arlinda festojnë titullin

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Hendbollistja e re e Kombëtares së Kosovës, Njoma Zogaj është kthyer të shtunën në formacionin e Aalborgut në Ligën B të Danimarkës. Njoma kishte pësuar një lëndim serioz në fillim të dhjetorit dhe prej atëherë nuk ishte grumbulluar më me skuadër.

    Ajo të shtunën ishte në formacion në ndeshjen ndaj Ringkobingut, por nuk u aktivizua, përcjell FrontOnline.

    Njoma Zogaj ka treguar se po punon shumë që të kthehet në formën më të mirë dhe se pret ta ketë rastin në ndeshjet e plejofit për kalim në Superligë. Për fund të majit, kur grumbullohet Kosova, Njoma ka thënë se do të jetë plotësisht e gatshme. EH Aalborg ka përfunduar kampionatin në vend të dytë dhe përmes plejofit synon elitën.

    Titullin të shtunën e ka festuar Ringkobingu, që mposhti pikërisht Aalborgun me rezultat 34:31. Një javë më parë Ringkobingu siguroi vendin e parë dhe promovimin në elitën daneze.

    Të shtunën skuadra ku paraqiten dy reprezentueset tona, motrat Marigona e Arlinda Hajdari, ka pranuar Kupën dhe ka festuar titullin e kampionit. Marigona e Arlinda luajtën në ndeshjen përmbyllëse. Marigona i shënoi dy gola.

    Në Zvicër, Luigj Quni realizoi dy gola nga tri tentime, derisa skuadra e tij Amicitia Zuerich humbi në elitë nga Wacker Thun me rezultat 24:21.

    Te hendbollistet, u luajtën ndeshjet çerekfinale të Kupës.
    Portieria e Kosovës, Kristina Ukaj, shënoi një gol dhe ndali katër prej 11 goditjeve në fitoren e Spono Eagles ndaj LK Zug II me rezultat 37:22.

    Olteni i kategorisë së dytë humbi 41:26 nga lideri i Superligës, Bruehl me rezultat 41:26. Arieta Jaha shënoi 6 gola nga 7 tentime për Oltenin. Merita Shabanaj realizoi një gol nga dy tentime.

    Ekipi i dytë i Bruehl fitoi ndaj Koeniz me 33:19. Ekipi i dytë i Bruehl garon në kategorinë e dytë. Mendolina Fetaj shënoi 2 gola nga 3 tentime, kurse Azra Hamiti një gol nga një tentim. Dafina Saramati luajti në ekipin Koeniz./FrontOnline/

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Sot (e diel) Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) befasoi të gjithë kur bëri publik lajmin se kanë marrë vendim për përjashtimin...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë. Pas fitores 2-1 me Ukrainën, kuqezinjtë kanë...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë përmes një shkrimi në Facebook për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi ekipin e...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky emëroi të dielën ish-ministrin e prodhimit të armëve Oleksandr Kamyshin si këshilltar të jashtëm për çështjet strategjike,...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Zyrtarët në Tel Aviv kanë konfirmuar se së paku 3 persona Izraelit janë vrarë gjatë një sulmi që ndodhi në kalimin kufitar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s...
    Lajme08 Shtator 2024
    Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.