Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.
Pas fitores 2-1 me Ukrainën, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.
Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pssditen e sotme në Tiranë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel.
Shqipëria do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë. Fillimisht trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30.