×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton të rënët e Lybeniqit të Pejës

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 22-vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës, ka bërë sot homazhe, me ç’rast tha se nderimi për të rënët është edhe thirrje për drejtësi.

    Haradinaj tha se masakra në Lybeniq nga forcat serbe është një ndër më të mëdhatë në Kosovë, ku ende ka të pagjetur.

    Haradinaj:Nderimi për të rënët është thirrje për drejtësi

    “Jemi në Lybeniq në përvjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, sidomos edhe në këtë pjesë të Kosovës. Ende ka të pagjetur, bashkëkombësit tanë, qytetarë të pafajshëm edhe fëmijë janë masakruar në këtë vend. Nderimi për ta është edhe thirrje për drejtësi, por edhe thirrje për në rrugën e lirisë, një rrugë që na obligon, pra na obligojnë varret, na obligon gjithë ajo sakrificë që ka ndodhur”, tha Haradinaj.

    Ndryshe, më 1 prill 1999, në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare serbe kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona./Front Online

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas bisedës që është publikuar sot mes shefes së GP-së së VV-së, Mimoza...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Moment historik për bashkëpunimin ekonomik brenda CEFTA-s po konsiderohet dita e sotme, pasi Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për FrontOnline ka theksuar se situata e pagave në Viti është tejet problematike. Në një bisedë me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj justifikimit të Kryeministrit Albin Kurti për bisedat telefonike mes Mimoza Kusarit dhe...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar për Front Online se janë ende duke pritur për ekzekutimin e pagave për...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut të nderuar, Tahir Emrës. Në një postim në Facebook, ai...
    Lajme09 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.