×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” shpërblen veten me 3400 € telefona (Dokument)

    Fatlum Berisha
    01 Prill 2021

    Telefona në vlerë 3 mijë e 400 euro ka blerë Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. Ata do t`i gëzojnë 7 anëtarët e Këshillit Drejtues, organ ky që funksionon si më i larti qeverisës në kuadër të këtij institutcioni arsimor.
    Tenderi për këtë iu dha kompanisë “Infinitt” me datën 11 mars të këtij viti, ani pse pati një tjetër që ofertoi më lirë se ajo, raporton portali “Front Online”.

    Pajisjet telekomunikuese, nga një për secilin, anëtarët ia bënë “dhuratë” vetës.

    “Aminin” e dhanë përmes plotësim/ndryshimit të një vendimi që i hapi rrugën më pas shpalljes së tenderit. Ai nuk u bë publik në uebfaqen e Universitetit. Megjithatë siç mëson Front Online nga burime të veta, i njëjti mban vulën e datës 29 tetor të vitit të kaluar, 2020.

    Kontrata-dëshmi, për dhuratat që anëtarët e KD-së ia bënë vetës

    Kryesues i Këshillit Drejtues përgjatë kësaj kohe ishte Naser Bajraktari. Edhe tash, i njëjti, vazhdon të jetë në këtë post.

    I kontaktuar për këtë ky tha se vendimin për furnizim me telefona të mençur e trashëgoi nga lidershipi paraprak.

    “Jo nuk është e vertetë. Është vendim i Këshillit të mëparshëm. Unë s`e kam marrë”, u shpreh ai për Front Online.

    Blerja e kësaj natyre, në fakt siç mëson Front Online, ishte aprovuar me 27 nëntor të 2019-s nga anëtarët e dikurshëm të Këshillit.

    Sidoqoftë, kjo është vetëm njëra pjesë e të vërtetës. Pjesa tjetër është se pasardhësit e tyre që erdhën në këto pozita të Këshillit Drejtues, këta të tanishmit, në krye me Bajraktarin shef, nuk është se ndërmorën ndonjë hap të vetëm për anulimin e vendimit.

    Të njëjtit, bile me të marrë timonin e organit qeverisës, vetëm sa e ripërtrinë urdhëresën me disa plotësim/ndryshime.

    I pyetur për këtë, Bajraktari, s`pati përgjigje vetë.

    “Drejtoju zyrës për informim. Ajo të kallxon. Të jep përgjigjie”, deklaroi shkurt kryesuesi Bajraktari për Front Online.

    Dhuratë pos tij, vetës, i bie t`i kenë bërë edhe 6 kolegët e tjerë të Këshillit.

    Por, dy prej tyre nuk do të arrijnë t`i marrin telefonat e porositur për ta.

    Dr. Hajrija Skrijelj – Zëvendës Kryesuese, meqë u shkarkua nga ky post më pas më 18 dhjetor të 2020-s.

    E po ashtu edhe edhe anëtari tjetër me inicialet R.H që ndërroi jetë pak ditë më parë nga COVID-19.

    Të tjerët PO:

    Dr. Kushtrim Gashi – Anëtar,
    Prof.ass. Dr. Rifat Morina – Anëtar;
    Prof.ass. Dr. Drita Krasniqi – Anëtare;
    Prof.ass. Dr. Ylli Kortoçi – Anëtar.

    8 kompani ofertuan, u eleminua edhe ajo me çmimin më të lirë

    Tenderi ishte hapur më 18 nëntor të 2020-s, derisa ishte anuluar më pas me 22 dhjetor të po të njëjtit vit. Për t`u hapur sërish më 12 shkurt të 2021-s.

    Për fitimin e tij,  8 kompani, kishin aplikuar.

    “Awa SH.P.K” kishte konkurruar me çmimin më të lirë në garën për kryerjen e këtij shërbimi.

    Procesverbali i hapjes së ofertave

    Por, pavarësisht se ofertoi me 752 euro më pak sesa “Infinitt“, operatori fitues, nuk ia doli të triumfonte.

    Front Online provoi të kontaktojë me pronarin e saj lidhur më këtë, por diçka e tillë ishte e pamundur, të mërkurën.

    Të tjerat biznese që u eliminuan patën çmime më të shtrenjta ofertuese.


    485 euro për telefon, lloji nuk dihet –  shpenzime koti

    Akoma nuk dihet lloji i telefonave dhuratë që anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” ia bënë vetit.

    Sidoqoftë, në bazë të një kalkulimi matematikor, i nxjerr nga pjesëtimi i shumës totale 3400 euro të tenderit me atë të numrit të anëtarëve të organit (7), del se një telefon kap çmimin 485 euro.

    Kritik për këtë shpenzim shprehet Besnik Boletini nga organizata “Çohu”.

    “Në rastin konkret, konsideroj se blerja e telefonave është një shpenzim i panevojshëm. Një investim i tillë nuk është se ndikon ndonjë gjë në përformancën e tyre në rolin që e kanë si anëtarë të këshillit drejtues”, theksoi ai për Front Online.

    Këto mjete financiare, sipas tij, do të duhej të harxhoheshin për nevoja tjera të këtij Universiteti, që nuk janë të pakta.

    Finalizimi i kontratës është planifikuar të ndodhë me datën 1 prill me hedhjen e firmave në letër nga autoriteti kontraktues dhe furnizuesi./FRONT ONLINE

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.