×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren shpallet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, është shpallur i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten, nga kryetari i trupit gjykues Artan Sejrani, nuk është provuar se Musliu ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësi Sejrani tha se nga administrimi i provave, dëgjimi i dëshmitarëve dhe mbrojtja e të akuzuarit, nuk është vërtetuar se i akuzuari është fajtor.

    I njëjti i njoftoi palët prezentë se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

    Kurse pala e dëmtuar, Komuna e Prizrenit, për kërkesën pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt juridiko civil.

    Ndërsa, shpenzimet procedurale sipas Sejranit mbeten në barrë të gjykatës.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 27 mars 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Nexhmedin Musliu akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër, apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, në periudha të ndryshme kohore nga vitit 2013 e deri në vitin 2017, në vazhdimësi, vetëm formalisht si në aktvendimin e Inspektoratit të Ndërtimtarisë të Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, e pastaj edhe me procesverbale, urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi, e pastaj me një procesverbal tjetër urdhëron pajisjen me leje ndërtimi të objektit, përkatësisht të sallonit të dasmave, afër pompës së benzinës “Arbëria”, në hyrje të autostradës në veri të Prizrenit, pronë kjo e investitorit Shemsedin Berisha.

    Sipas aktakuzës, Musliu me procesverbal urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi në kompleksin e ndërtimeve “Barut Hane” në Prizren, pronë e investitorit Tahir Krasniqi, ndërprerjen e punimeve ndërtimore në objektin hotelier “Crystal Palace”, ky afër fshatit Landovicë, pronë e investitorit Zait Kabashi, si dhe urdhëron ndërprerjen e punimeve pa leje ndërtimi në depon për prodhimin e peletit, “Sëiss Pelet” afër rrethit të autostradës, në lagjen “Arban”, pronë e investitorit Asllan Shala.

    Sipas aktakuzës, ai urdhëron ndërprerjen e punimeve, mirëpo nuk ndërmerr masa pasuese në frymën e këtyre akteve, gjegjësisht aktvendimeve për rrënime vullnetare dhe përfundimisht konkluzione për rrënim të detyrueshëm të objekteve të ndërtuara pa leje, ku njëherësh i shkakton dëm material edhe Komunës së Prizrenit.

    Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 422 , paragrafi 1 e Kodit Penal të Kosovës.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj justifikimit të Kryeministrit Albin Kurti për bisedat telefonike mes Mimoza Kusarit dhe...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar për Front Online se janë ende duke pritur për ekzekutimin e pagave për...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut të nderuar, Tahir Emrës. Në një postim në Facebook, ai...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori...
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër ku dëgjohet teksa flet me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 223’të. Këto janë vendimet që janë marrë: – Miratuar vendimin për Agjendën e Reformave...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi...
    Vip09 Tetor 2024
    “X Factor Albania”, talent show i famshëm, do të rinisë shpejt (sipas website-t të Tv Klan) dhe duket se ka nisur puna...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, do të dalin në një konferencë për media...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.