×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vizitat e fëmijëve para moshës 3 vjeçare te dentisti të bëhen të detyrueshme”

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral.

    Kjo është një ditë ndërkombëtare e përcaktuar nga Federata Dentare Botërore që nga viti 2013.

    Qëllimi i kësaj dite është për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës së gojës.

    Dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, njëherit udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, kërkon nga qeveria në ardhje, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme para moshës tre vjeçare.

    Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen para moshës tre vjeçare, nëse jo më herët, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë. Në rastet tjera, vizitat të bëhen edhe më herët. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues të krijimit të raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve, thotë Ujkani.

    Në hulumtimin e fundit, Ujkani është fokusuar tek mosha mesatare dhe vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë. Mosha mesatare e fëmijëve ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve ka qenë mbi dhjetë dhëmbë të prishur.

    Sipas Ujkanit, implementimit të këtij programi për vizitat e detyrueshme të fëmijëve te dentisti, duhet t’i paraprijë fillimi i implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore dhe trajnimi i stomatologëve për punë me fëmijë.

    Po ashtu, dentisti i fëmijëve kërkon edhe nga Ministria e Arsimit që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

    Nga Ministria e Arsimit kërkon edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimet me shumë krip, shumë sheqer dhe pijet e gazuara e po ashtu edhe investimin në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të pëgjithshëm dhe në sigurinë e tyre.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën...
    Lajme08 Shtator 2024
    Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë përmes një shkrimi në Facebook për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi ekipin e...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky emëroi të dielën ish-ministrin e prodhimit të armëve Oleksandr Kamyshin si këshilltar të jashtëm për çështjet strategjike,...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Zyrtarët në Tel Aviv kanë konfirmuar se së paku 3 persona Izraelit janë vrarë gjatë një sulmi që ndodhi në kalimin kufitar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s...
    Lajme08 Shtator 2024
    Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.