×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Kurti takohen sot me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do mbajnë sot takimet me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve.

    Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhaj do të mbahet në ora 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në pra 13:30.

    Ndërsa takimi nuk do të mbahet edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi që të dielën, LDK zgjedhi kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhikun e i cili ditë më parë nuk është shprehur i gatshëm që në ditën e parë të punës së tij prej kryetari të shkoj në takimin Osmani-Kurti.

    Ndërsa, tashmë ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha për KosovaPress ditë më parë se janë të hapur për biseda dhe dialogut në konstitutimin e institucioneve por që përkundër kësaj nuk ka dashur të flasë për gatishmërinë e kryetarit të ri që një ditë pas të marrë pjesë në këtë takim të thirrur nga Osmani e Kurti.

    Megjithëkëtë ai është shprehur se nuk sheh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit dhe se LDK nuk është parti e barrikadave.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot. Këtë pritet ta bëjë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur pa probleme sa i përket...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.