×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për rastin e vizave, e radhës më 30 mars

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    Për më shumë se një vit nuk ishte mbajtur asnjë seancë për rastin ndaj Ukë Rugovës dhe katër të tjerëve që dyshohen për skandalin me viza italiane, edhe sot dështoi seanca gjyqësore e cila nisi rishtazi pasi kishte ndryshuar trupi gjykues. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 30 mars nga ora 13:15.

    Në këtë rast akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani.

    Seanca dështoi pasi avokati, Besnik Berisha i cili e mbron të akuzuarin Izet Beqirin, ishte i caktuar në një seancë tjetër dhe kërkoi që të vazhdojë në rastin tjetër.

    Berisha: Kërkoj të ndërpritet seanca pasi jam në një rast tjetër

    “Unë jam këtu si përkohësisht pasi kishim një konflikt me orare meqenëse ftesën e kemi pranuar me vonesë për këtë seancë. Kam në sallën 17 një shqyrtim gjyqësor i cili është në përfundim dhe besoj që sot mbarojmë nëse kjo gjykatë e nderuar ka planifikuar të vazhdojë tutje përtej fjalës hyrëse do kërkoj ndërprerjen e saj në kushte që të mbarojë andej nëse ju keni plan deri aty do përpiqem të bëjë zëvendësim edhe pse duhet kohë më dhënë në dispozicion së paku deri në pjesën e formaliteteve”, tha Berisha.

    Kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku ndërsa bëri të ditur se më 30 mars 2021 është caktuar seanca tjetër e radhës për këtë rast, tha se duhet të vazhdohet me seanca pasi që çështja është prolonguar tepër.

    Ajo u ka tërhequr vërejtën të gjitha palëve se nuk mund të mungojnë asnjëri në seancën e 30 marsit.

    Dermaku: Më 30 mars nuk toleroj asnjë mungesë

    “Gjithsesi do fillojmë sot me procedurën, do vazhdojmë një nga një të pandehurit do i legjitimojmë edhe njëherë pastaj shohim. Të gjithëve iu njoftoj se seancën e radhës e kam caktuar edhe për datën 30 mars, nuk toleroj asnjë mungesë, jemi gjykatë, kemi me proceduar me këtë çështje, është prolonguar tepër kështu që vazhdojmë sot deri aty ku arrijmë”, theksoi ajo.

    Derisa, kryesuesja e trupit gjykues kërkoi pauzë 10 minutëshe, në sallë u kthye avokati, Besnik Berisha i cili tregoi se sot nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë dhe më pas trupi gjykues mori vendim që seanca të mbyllet pasi nuk kishte kushte për vazhdim.

    Dermaku: Ndërpritet seanca, vazhdon më 30 mars

    “Seanca e sotme gjyqësore ndërpritet dhe vazhdon më 30 mars 2021 në orën 13:15, të pranishmëve njoftimi do iu shërbej si ftesë e rregullt”, u shpreh Dermaku.

    Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani akuzohen se në bashkëpunim me 15 të akuzuar të tjerë ndërtuan një skemë e cila kundërligjshëm u siguroi të paktën 500 personave viza italiane.

    Në këtë proces gjyqësor janë gjithsej 20 të akuzuar, mirëpo për këta pesë të akuzuarit është veçuar procedura për qëllim të ekonomizimit duke u njohur si rasti “Ukë Rugova 1”, ndërsa për 15 të akuzuarit e tjerë procesi gjyqësor njihet si “Ukë Rugova 2”.

    Lidhur me këtë proces penal nga Prokuroria Speciale janë propozuar 178 dëshmitarë, 70 prej te cilëve kanë të bëjnë me rastin “Ukë Rugova 1”.

    Po ashtu edhe të akuzuarit e tjerë të këtij procesi penal të ndarë në “Ukë Rugova 2” janë deklaruar të pafajshëm

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi. Policia në raport bën të ditur se më pas...
    Lajme10 Shtator 2024
    Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës,  ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave. Ai ka theksuar se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd. Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Qytetarët e intervistuar janë shprehur të pakënaqur me udhëheqjen e shtetit nga Albin Kurti. Këtë të fundit e quajnë “kryeneç të stilit...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.