×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjësohen 5 mijë kilogram produkte ushqimore të pasigurta në Gjakovë

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën Gjakovës ka asgjësuar 5000 kilogram produkte ushqimore dhe 150 kg duhan që nuk ishin të sigurta për konsum.

    E gjithë kjo ka ardhur pas një bashkëpunimi mes inspektorëve me policinë e Gjakovës.

    Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se si drejtori nuk do të ndalen sa i përket inspektimeve, sepse synim kanë mbrojtjen e konsumatorit.

    “Inspektorët në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës gjatë ditëve të fundit kanë bërë një punë intensive, e cila ka rezultuar me asgjësimin e 150 kilogramëve të duhanit, që paraprakisht ishin sekuestruar nga ana e inspektorëve, pas një bashkëpunimi me policinë e Gjakovës. Gjithashtu inspektorët e Tregut, Sanitar dhe Veterinarisë kanë asgjësuar rreth 5000 kilogramë të produkteve të llojit ushqimor, që nuk ishin të sigurta për konsum. Po ashtu, inspektorët kanë bërë edhe sekuestrimin e 474 litrave që përmbanin produkte ushqimore, të cilat ishin në treg për shitje pa i plotësuar kushtet e përcaktuara ligjore. Nuk do të ndalemi sa i përket inspektimeve, sepse synim kemi mbrojtjen e konsumatorit”, ka shkruar Hoxhaj.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.