
Një ndër katastrofat më të rrezikshme natyrore, që përcillet me zjarre, vërshime, shkatërrim të infrastrukturë. Te qytetarët krijohet panik.
Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se rreziku i madh që Shqipëria të goditet edhe nga një tërmet i fuqishëm tjetër ka kaluar.
Sipas tij dridhjet të janë dëgjuar pas tërmetit të parë gjithmonë janë të më vogla.
“Pasgoditja është gjithmonë më e vogël, me intensitet më të ulët. Sa më e gjatë periudha goditjet vien me intensitet të ulët. Tërmet me pasgoditje nuk kanë interval. Tërmeti me dridhje të gjata është shumë i rrezikshëm. Nuk mund të përballojnë objektet nëse dridhjet zgjasin 15-16 sekonda”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.
Ai ka theksuar se sipas hartave sizmike që posedojnë mundësia që të ketë tërmet është çdo pesë vjet më probabilitet 72 përqind.
“Pas lufte ka qenë një ndërtim i egër dhe ka mundësi që nuk janë trajtuar çështjet sizmike dhe gjeologjike. Asnjë kompani vendore nuk ka sjell material në shërbimin gjeologjik nuk ka sjell studim mikrosizmik se a ka ndonjë vërejtje ose jo, përveç kompanive të huaja”.