×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Australia kërcënon Italinë se nëse e bllokon vaksinën AstraZeneca, do të merr masa

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Nëse Italia bllokon dërgimin e 250 mijë dozave të vaksinës së Astrazenecas, Australia do të marrë masa.

    Në fakt, duket se kryeministri Australian Scott Morrison e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe kërcënon me hakmarrje.

    Shpagimi do të vijë në formën e bojkotimit të recetave më të famshme italiane të makaronave, duke nisur nga carbonara deri tek raguja.

    Gjithçka nisi me një mesazh në Twitter nga Naaman Zhou, gazetar i the Guardian, që publikoi në faqen e tij një foto me linguine duke shkruar në krah:

    “Përsa kohë Italia nuk dërgon 250 mijë doza të AstraZenecas, unë do t’i thyej në dysh këto makarona e do ti përgatis me një salcë me pana që do ta quaj carbonara”.

    Postimi u tij u konsiderua një fyera e madhe për këtë traditë të hershme gastronomike italiane.

    Në rrjet nuk vonoi shumë që të shpërthenin edhe kërcënime të tjera.

    Gazetarja Kate Silver, e BBC ironizoi në të njëjtën mënyrë: Unë makaronat e mia do t`i gatuaj me fruta deti, e do t`i hedhe sipër edhe djath kaçkavall”.

    Ndërkohë tani flitet edhe për embargo të ragusë, e madje sulmeve nuk i ka shpëtuar as pica e famshme italiane.

    Italia e bllokoi dy ditë më parë ngarkesën e vaksinës së AstraZenecas dhe Oksfordit që kishte për destinacion Australinë, ndërhyrja e parë kjo që kur BE-ja vendosi rregulla për nxjerrjen e vaksinave jashtë Bashkimit europian.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.