×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Jemi në pozitë të pashpresë, na kërkohet vetëm ta njohim pavarësinë e Kosovës

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia përshtatet në një fjali – njohja e pavarësisë së Kosovës.

    Pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Vuçiq theksoi se ai pret që dialogu të vazhdojë në fillim të majit, ndërsa tha se Serbia është në një pozitë të pashpresë.

    “Serbia është në një pozitë të pashpresë, jo sepse nuk ka qenë kurrë kështu, por është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja t’u thoja të gjithë qytetarëve se Serbia se në të gjithë hemisferën perëndimore pritet që Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i gjithë procesit. Gjithçka që ata duan nga ne përshtatet në një fjali, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Nuk ka ndryshuar shumë, përveç se kjo dëshirë do të jetë më e theksuar dhe madje më drastike se më parë”, u shpreh Vuçiq.

    Ai tha se do të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para. Ne do të presim që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq.

    Ai tha se në këtë drejtim, u referohet fjalëve të përfaqësuesve evropianë, si dhe të dërguarit special Miroslav Lajçak – i cili ditët e fundit ishte në Beograd – me të cilin tha se u dakorduan që duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.

    “Shpresoj se disa nuk do të mendojnë se mund të ndodhë që të mos zbatohen marrëveshjet dhe të presin që Serbia të pranojë atë që nuk mundet”, tha presidenti serb.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se këtë 1 Maj punëtorët nuk do të festojnë, por do të protestojnë. Fajin për pakënaqësitë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë e kanë humbur besimin në kryeministrin e vendit, Albin...
    Lajme01 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirku foli mbi aktualitetin politik në Kosovë. Themelimi i Asociacionit të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Sport30 Prill 2024
    Ka përfunduar me rezultat 2:2 ndeshja në Munchen mes Bayernit dhe Real Madridit. Bayern Munchen dhe Real Madrid kanë zhvilluar ndeshje të...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut. Çitaku, mes tjerash thotë...
    Lajme30 Prill 2024
    Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohin se dy...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Sport30 Prill 2024
    Bayern Munichu dhe Real Madridi po përballen në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Los Blancos shkuan në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.