×
  • Lajme
  • Lajme

    Video e plotë: Ja si u bë pazari për vjedhjen e votave për Meliza Haradinajn në QNR

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Një video-incizim ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

    Në këtë video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

    I infiltruari në grup i cili e ka incizuar bisedën ka ofruar para rrejshëm shumë më shumë sesa Stublla, për të zbuluar të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë hedhë dyshime të mëdha se si ministrja e Jashtme dhe e Diasporës bëhet deputete pa i pasur votat e mjaftueshme.

    Kësisoj, paratë dhe përfshirja e Dardan Stubllës kanë qenë faktori kyç që Meliza Haradinaj-Stublla figuron në mesin e tetë kandidatëve të parë të AAK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Përfshirjen e Dardan Stubllës në manipulimin e rezultateve të kandidatëve të Aleancës për deputetë, e ka zbuluar një video-inicizim i Arbër Krasniqit, një komisioneri në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR)

    Përgjimi ekskluziv, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, nxjerr në pah dëshminë e komisionerit Krasniqi që thotë se është paguar nga Dardan Stublla. Thotë se paratë i kishte pranuar me një qëllim të vetëm: manipulimin e votave në favor të kryediplomates në largim.

    Pasi i prezantohet me identitet të rremë personit të dëmtuar nga manipulimi i votave, Arbër Krasniqi thotë se edhe komisionerët e tjerë të partisë i binden atij. Pranon se ka manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës në këmbim të 6,000.00 eurove që i kishte premtuar bashkëshorti i saj.

    “Puna është që unë me ta u pata marrë vesh për 600 vota, 6,000 euro. Unë aty jam vet i treti. Unë si numërues aty, edhe nja dy i kena mrena aty. IT janë ata, me kompjuter në sistem”, dëshmon Arbër Krasniqi, i prezantuar si Arigon Beka, 24-vjeç, nga Podujeva.

    Krasniqi, megjithatë rrëfen se Stublla s’i doli “njeri i fjalës”.

    Para se të konfirmojë se është takuar me bashkëshortin e Haradinaj-Stubllës në një restorant afër selisë së AAK-së në Prishtinë, thotë se Dardan Stublla i ka borxh 2,000.00 euro.

    “Këta u patën marr vesh qysh të kallëzova, 600 vota – 6,000 euro. 4,000 mijë i kanë jep, 2,000 janë mbet borxh. Kanë bo fjalë për qito 2,000 në fund”, shpreh shqetësimin komisioneri i AAK-së.

    “Tash, për qato dy mijë euro, u nal. Dështuam qaty. Qaty dështuam. Bash qysh po thu ti: ‘Jo i pari, jo pse, kur, tek?’”, rrëfen ai mosmarrëveshjet që thotë se ka me Stubllën.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Bisedimet për armëpushimin janë afër kolapsit, i ka thënë Reuters një zyrtar i informuar mbi diskutimet. Ata thanë se kreu i CIA-s...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me...
    Kronika05 Maj 2024
    Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.