×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Italia është engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

    Gjatë fjalës së tij në këshillin Rajonal të Pulias, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama e konsideroi Italinë si engjëllin mbrojtës të Shqipërisë. Rama nga aty theksoi se kanë ndodhur shumë ndryshime të mirën e Shipërisë gjatë 30 viteve.

    Kryeministri mori nga Emiliano çmimin mirënjohës “Rrënja e Pulias”, që i jepet vetëm puliezëve, por që kreu i Pulias theksoi se Rama është një puliez me shtetësi shqiptare.

    “Nuk e di a e meritoj gjithë këtë. Është si traditë që kur merr një çmim duhet edhe të flasësh. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që janë në sallë. Është e pabesueshme të mendosh që ata njerëz jemi ne, shqiptarët, duket si histori që ndodhi mijëra vjet përpara, por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra, ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, por ajo që i bën të gjithë të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën në atë anije dhe sot janë pjesë përbërëse e asaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe 50 mijë ata që kanë një ndërmarrje të madhe a të mesme. Prej shumë vitesh nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike që më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu, kurse italishtja është gjuha e të kaltërve. Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, që kur bëhet fjalë për të folur për shqiptarët ose kur bëhet fjalë për të mbrojtur Shqipërinë. Ishim shumë të lumtur kur shkonim tek gjyshja për të parë jo vetëm detin por edhe Rain. Shkonim të shikonim TV por ishte sikur të shikonim kinema. Më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që kishim parë në ekranin e Rait aq më pak edhe në ekranin e Mediaset sepse ishte një realitet. Ne na shikonin si të dyshimtë. Ishte një pikëmbërritje dhe pikënisje për shumë të tjerë. Kishte mijëra të dëshpëruar që dukeshin si jashtëtokësorë. Edhe çasti i tërmetit ishte një çast mbrojtje nga Italia”, tha Rama.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.