×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS dhuron 50 kompjuterë për SOS Fshatrat e Fëmijëve

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e një kontingjenti prej 50 kompjuterëve për fëmijët e familjeve të SOS Fshatrave. Siç u tha, ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KEDS për përgjegjësinë shoqërore të korporatës, e cila deri më sot ka dhuruar mbi 150 kompjuterë për institucionet arsimore gjithandej vendit.

    Sipas KEDS, kjo nuk është hera e parë që ata kanë dhuruar pajisje për këtë institucion, pasi që në dhjetor të vitit të kaluar kompania kishte pajisur fëmijët e SOS fshatrave me dhjetëra tabletë. Tutje, KEDS theksoi se iniciativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen me qëllim që fëmijëve t’u krijohen mundësitë që njohuritë teorike t’i gërshetojnë me ato praktike përmes kabineteve të cilat do të krijohen aty ku është nevoja.

    Ky donacion u mirëprit nga përfaqësuesit e SOS Fshatrave të Fëmijëve, të cilët deklaruan se këta kompjuterë janë të mirëseardhur tash kur fëmijët po zhvillojnë mësimin online si shkak i pandemisë COVID-19.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se qëllimi i këtij donacioni është që fëmijët të kenë mundësi për të pasur qasje në mësimin online. Po ashtu, ai tha se përmes këtij donacioni dëshirojnë t’i ndihmojnë fëmijët dhe familjet e SOS Fshatrave të Fëmijëve të jenë të lidhur me botën.

    Buzhala: KEDS ka vendosur që t’i ndajë 50 kompjuterë për fëmijët e SOS Fshatit

    “KEDS ka vendosur që t’i ndajë 50 kompjuterë për fëmijët e SOS Fshatit, këta kompjuterë do të shpërndahen për familjet e SOS Fshatit. Qëllimi kryesor i këtij donacioni është që fëmijët, përkatësisht familjet, të jenë të lidhura me botën, jetojmë në kohë pandemie ku lidhja me botën mundësohet më së lehti përmes kompjuterit ashtu edhe më e sigurta. Kjo është arsyeja, që jetojmë në epokën digjitale dhe përderisa jetojmë në këtë epokë sigurisht që pasja e një kompjuteri përkatësisht qasja në të është më e domosdoshmja për të qenë në rrjedhat me kohën”, tha ai.

    Buzhala tha se ky nuk është donacioni i parë që kanë dhuruar për SOS Fshatrat e Fëmijëve, derisa përmendi se rreth 150 kompjuterë kanë dhuruar edhe për shkollat në Kosovë. Ai deklaroi se KEDS do të vazhdojë të ndihmojë fëmijët në të gjithë Kosovën.

    Buzhala: Sigurisht që nuk do të ndalemi, do t’i ndihmojmë vazhdimisht

    “Nuk është donacioni i parë që ne e japim për kompjuterë, kemi qenë të orientuar në shkollat e ndryshme anë e kënd vendit, i kemi shpërndarë mbi 150 kompjuterë deri tash për 10 shkolla. Nuk do të ndalemi sigurisht, pastaj do të shohim cili është projekti i radhës a ka të bëjë me SOS-in apo me ndonjë organizatë tjetër. Sigurisht që nuk do të ndalemi, do t’i ndihmojmë vazhdimisht sidomos në avancimin e fëmijëve kosovar, për shkak se dihet se arsimimi është baza e një jete më cilësore”, tha Buzhala.

    Albana Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, tha se këta kompjuterë do të ndihmojnë fëmijët për të pasur qasje në mësimin online.

    Ajo bëri të ditur se fëmijë pa përkujdesje prindërore të strehuar në SOS Fshatrat e Fëmijëve janë 60 fëmijë, ndërsa fëmijë të cilët i mbështesin, fëmijë të cilët janë në rrezik dhe kanë nevojë për përkrahje tha se janë afër 950 fëmijë, të vendosur në tri lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Graçanicë.

    Morina: Donacioni prej 50 kompjuterëve është jashtëzakonisht i mirëseardhur

    “Duke e pasur parasysh njëkohësisht nevojën për mësimin online dhe qasjen në teknologjinë informative dhe internet natyrisht që donacioni prej 50 kompjuterëve është jashtëzakonisht i mirëseardhur. Me këtë donacion do të përkrahen fëmijët të cilët janë pjesë e programit të fuqizimit të familjes të cilët nuk kanë qasje në pajisje teknologjike gjatë kësaj kohe pandemike ku shpesh herë ata duhet të vijojnë mësimin përmes formave online. Natyrisht do të plotësohen edhe nevojat e fëmijëve për të cilët ne përkujdesemi çdo ditë”, tha ai.

    KEDS përveç në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, kompjuterë ka ndarë edhe disa shkolla në të gjithë vendin.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.