×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Në mesazhin e postuar në Instagram të mërkurën, Navalny tha se është në Qendrën e Paraburgimit Nr 3 në qytetin e Kolçugino dhe se po kalon mirë me shokët e qelisë.

    “Gjithçka është në rregull me mua”, tha Navalny, duke shtuar se ai dhe shokët e tij të qelisë duhet ta thajnë bukën, pasi nuk u lejohet të blejnë ushqim nga dyqani i qendrës së paraburgimit.

    Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.

    Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.

    Navalny ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

    Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navlny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve.

    Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.

    Të martën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa zyrtarë rusë për, siç është thënë, përfshirje në helmimin e Navalnyt.

    Duke reaguar pas sanksioneve, Moska e ka porositur Perëndimin që “të mos luajë me zjarr”./rel

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi...
    Vip05 Maj 2024
    Ajo po vazhdon të marrë vëmendje të madhe çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për modelen dhe ish-banoren...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.