×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Motivi i rrahjes që la të vdekur 50-vjeçarin në pompën e derivateve në Ferizaj

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    50-vjeçari Asllan Leskovci ka vdekur në muajin shkurt të këtij viti në QKUK, pasi paraprakisht u godit me grusht në kokë në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt. Nga goditja që mori i ndjeri ra në beton. Pamjet e kamerave të sigurisë ndodhen në duart e policisë e prokurorisë.

    I dyshuari që ka goditur 50-vjeçarin ka qëndruar disa ditë në arrati, por gjatë ditës së djeshme u dha lajmi se i njëjti është dorëzuar në stacionin policor.

    B.Sh., është dorëzuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se gjatë ditës së sotme për të dyshuarin do të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

    Ndërsa, theksoi se viktima dhe i dyshuari nuk janë njohur më parë dhe goditja fizike ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të rastit.

    “I dyshuari është dorëzuar në polici gjatë ditës së djeshme, sot do të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. I dyshuari dhe viktima nuk janë njohur më parë, dyshohet se ishte mosmarrëveshje e rastit”, tha kryeprokurori Jashari për Gazetën Express.

    “Pamjet nga kamerat e sigurisë i kemi, shihet se viktima bie në tokë nga një goditje e të dyshuarit”, përfundoi ai.

    Viktima ishtë dërguar në ambulancë nga i dyshuari, i cili më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

    Sipas versionit të familjarëve, 50-vjeçari ishte me aftësi të kufizuara dhe nuk ishte në gjendje ta sulmonte askënd.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.